Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas fitores së Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet e së dielës së kaluar për Parlamentin Europian, policia tha se 350,000 njerëz pritej të marshonin dhe 21,000 punonjës rendi u mobilizuan, pasi sindikatat e punës, grupet studentore dhe të drejtave të njeriut bënë thirrje për protesta kundër partisë që kundërshton emigracionin.

FRANCË- Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë Francës të shtunën për të protestuar kundër partisë së të djathës së skajshme, Bashkimi Kombëtar (RN) përpara zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin francez.
Pas fitores së Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet e së dielës së kaluar për Parlamentin Europian, policia tha se 350,000 njerëz pritej të marshonin dhe 21,000 punonjës rendi u mobilizuan, pasi sindikatat e punës, grupet studentore dhe të drejtave të njeriut bënë thirrje për protesta kundër partisë që kundërshton emigracionin.
Të paktën 150 marshime priteshin në qytete si Marseja, Tuluza, Lion dhe Lil. Në Paris, policia tha në protesta morën pjesë rreth 75,000 njerëz.
Sipas sindikatës Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), që u citua nga televizioni BFM, 250,000 vetë marshuan në Paris dhe 640,000 gjithsej në të gjithë vendin. Policia tha se kishte arrestuar shtatë persona në Paris. Sipas të dhënave të organeve të rendit, rreth 217,000 demonstrues morën pjesë në protestat në të gjithë Francën.
Duke folur në sheshin “Place de La Republique”, udhëheqësja e sindikatës CGT Sophie Binet u tha gazetarëve se "ne po marshojmë sepse jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se (kryetari i të djathës së skajshme) Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ardhshëm... Ne duam ta parandalojmë këtë fatkeqësi ", u shpreh ajo.
Carol-Ann Juste, studente 22-vjeçare që marshoi në Paris, tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në një protestë. Ajo tha se donte të "luftonte për të bërë të mundur që Franca të vazhdonte të ishte një vend i të drejtave të njeriut, lirisë dhe tolerancës".
Në të njëjtin marshim, Cecilia Lormeau, mësuese 34-vjeçare e cila tha se ka në plan të votojë për Frontin Popullor, një aleancë e partive të krahut të majtë, tha se "është e rëndësishme të tregojmë se jemi të mobilizuar dhe se Bashkimi Kombëtar nuk përfaqëson shumicën e popullit”.
Presidenti Emmanuel Macron thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi aleanca e tij e qendrës u mposht nga Bashkimi Kombëtar në votimet për Parlamentin Evropian të dielën e kaluar.
Sipas një ankete të fundit nga “OpinionWay-Vae Solis” të publikuar të shtunën, Bashkimi Kombëtar pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 33% të votave, por jo të mjaftueshme për të formuar e vetme një qeveri. Fronti Popullor pritet të marrë 25 për qind të votave ndërsa partia e zotit Macron mund të sigurojë rreth 20 për qind të votave.
Marrë nga VOA
Polici gjerman GJERMANI- Tifozeria shqiptare në Dortmund ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ndeshja mes ...
GJERMANI- Shërbimi parandalues i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit...
TEPELENË- Rrëfimet reale të viktimave që përjetuan kalvarin e vuajteve në ish kampin e internimit në Tepelenë janë...
Rei, Leonel ITALI- Rei, Leonel dhe Mia, kanë lindur dhe jetojnë në Itali, por nuk harrojnë origjinen e tyre, duke u bërë mb&e...
Pankarta GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani në pritje të nisjes së ndeshjes kundër Italisë, kanë shp...
Zjarri SHKODËR- Zjarri masiv që ka djegur disa banesa dhe tregun në Shkodër ditën e djeshme është vënë ng...
Pamjet GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë...
Tifozet GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë...
Foto Ilustruese DHËRMI- Një turiste britanike është shpëtuar ditën e sotme në plazhin e Dhermiut. Mësohet se t...
Lope TIRANË- Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Sh...