Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë që ditën e sotme ai dhe dy anëtarët e tjerë të policisë private “Major Security” që u arrestuan, shtetasit Artur Grami dhe Gazmend Vathi, pritet të dalin para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

TIRANË- Ish-mister Shqipëria për vitin 2012, Geraldo Biba, u arrestua nga policia e Vlorës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”, pasi ishte protagonisti kryesor i dhunës së ushtruar ndaj qytetarit me inicialet E.S.
Ndërkohë që ditën e sotme ai dhe dy anëtarët e tjerë të policisë private “Major Security” që u arrestuan, shtetasit Artur Grami dhe Gazmend Vathi, pritet të dalin para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Geraldo Biba, nuk është një punojës i thjeshtë tek kompania e sigurisë “Major” që vepron në qytetin e Durrësit.
Ai duket se është pronari në hije i kësaj kompanie, pavarësisht se në letra del një 58-vjeçare nga Durrësi me emrin, Shpresa Myzyri, pa asnjë eksperiencë dhe njohuri për situatën e rendit, menaxhimin e situatave me turma apo zgjidhjen e problematikave sipas standarteve dhe rregulloreve.
Në Durrës shumë e dinë që pronari në hije i kësaj kompanie është pikërisht, Geraldo Biba, i cili lidh kontratat e sigurisë me bizneset dhe emrat e ndryshëm të personazheve të show-bizzit në Shqipëri.
Një amator në këtë fushë, i cili nga garantimi i sigurisë së klubeve të natës në Tiranë dhe Durrës si dhe disa këngëtarëve të njohur në Shqipëri, “Stresi-Noizy”, hyri në një kontratë ekonomikisht të majme për garantimin e sigurisë tek shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Nga dokumentat e shqyrtuara nga gazetari Qyno, rezulton se kompania “MAJOR” është themeluar në muajin Nëntor 2016 në qytetin e Durrësit, ku pronare e saj, që prej asaj kohe ishte 58-vjeçaria Shpresa Myzyri. Ndërsa drejtues teknik rezulton të jetë Filip Llaka.

Foto: Akti i themelimit te “Major Security”
Rezulton se nga nëntori 2016 dhe deri në nëntor 2021, Geraldo Biba, ka shërbyer si administrator i kësaj kompanie të policimit privat.
Por pavarësisht se ai është larguar me letra nga administrimi i kësaj kompanie, sërish ai ka vijuar me pjesën e administrimit, sigurimin e klientëve të rinj dhe paracaktimit të kushteve të kontratës së shërbimit.
Shoqëria e policimit privat, nuk ka qënë ndonjëherë e dëgjuar, megjithëse dhjetëra truproje të saj, janë parë të shoqërojnë personazhe të njohur publikë.
Tashmë shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” mësohet se ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme kontratën me “Major Security”, duke kërkuar njëherësh dhe ndjesë publike për pamjet e rënda që u transmetuan në rrjetet sociale.
Sipas saj, kompania e sigurisë nuk ka pasur në asnjë moment instruksione për të vepruar në kundërshtim me ligjin apo në cenim të të drejtave të qytetarëve.
“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.
“Zvërnec South Adriatic Development” ka kërkuar ndjesë për incidentin dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të paanshëm, duke ndëshkuar sipas ligjit personat përgjegjës. Kompania deklaron se do të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe palëve të interesuara me transparencë të plotë./Syri.net
Arma TIRANË- I riu i cili hapi zjarr mbrëmjen e djeshme në zonë e “Ali Demit” duke shkaktuar panik te banorët ësh...
Greqia ka kërkuar nga Shqipëria zbardhjen e ngjarjes që ndodhi gjatë protestës në Zvërnec më 30 maj, pasi një pro...
TIRANË- Koncerti i West sjell një provë force për ekonominë e argëtimit në Shqipëri, në një moment kur vendi...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mëngjesin e kësaj të hë...
Foto Ilustruese TIRANË- Turizmi në vend po mbështetet gjithmonë e më shumë nga zgjerimi i prezencës së tregut europ...
Foto Ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Jared Kushner dhe Ivanka Trump GREQI- Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Shqip&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një person, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta më p...
Pamje VLORA- Teli me gjemba i cili ndodhej afër me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequ...
Nicola Gratteri Një një intervistë ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Televizion, kryeprokurori Italian i ant...