All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Në kërkim nga viti 2023, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë (Lista e plotë e pasurive)

Avokatët pretenduan se kërkesa ishte dërguar në gjykatë prej rreth dy vitesh, duke tejkaluar afatin ligjor prej një viti për shqyrtim.

24 Mars 2026, 12:19 Nga D.S
Në kërkim nga viti 2023, GJKKO rrëzon kërkesën e
Ervis Martinaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e familjarëve dhe mbrojtësve ligjorë të të zhdukurit Ervis Martinaj, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pasurive të tyre. Avokatët pretenduan se kërkesa ishte dërguar në gjykatë prej rreth dy vitesh, duke tejkaluar afatin ligjor prej një viti për shqyrtim.

Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros, duke e cilësuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar në ligj dhe në prova. Ndër të tjera, gjyqtari Bani sqaroi se Prokuroria ka kompetencë të hetojë deri në dy vjet nga vendosja e sekuestros dhe se afati i kësaj mase është zgjatur ligjërisht dy herë, duke mbetur në fuqi deri në dhjetor të vitit 2025.

Sipas Gjykatës, masa e sigurisë hiqet vetëm nëse prokuroria dështon të kërkojë konfiskimin pas përfundimit të afateve të shtyra. Duke qenë se kërkesa për konfiskim është depozituar brenda afateve ligjore, Gjykata vlerësoi se nuk jemi në kushtet e shuarjes së masës për 34 pasuritë e sekuestruara që prej vitit 2023. Procesi pritet të vijojë me seancën e radhës, ku me kërkesë të SPAK-ut do të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash që zotërojnë pronat e lidhura me Ervis Martinajn. 

Lista e plotë e pasurive:
1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2. 50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj
3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5. Subjekti “Ervis Martinaj”
6. Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7. Subjekti "Drenica Martinaj”
8. Subjekti “V.K”
9. Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34. Llogari kursimi për fëmijë./Dosja.al

ervis martinaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria