18 Qershor 2024, 08:46
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ditën e sotme do të shqyrtojë në një seancë të hapur ligjin e taksimit të profesioneve të lira. Kjo seancë do të mbahet pasi ky ligji ka sjellë reagime të shumta nga përfaqësues të këtyre profesioneve, të cilët janë shhprehur se kjo taksë po i çon drejt falimentimit.
Pak ditë më parë ata protestuan para Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu në lidhje me këtë ligj ka reaguar herë pas herë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku bëri një reagim edhe ditën e djeshme në lidhje me ligjin ku u shpreh se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal. Ajo theksoi se kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar.
Reagimi i plotë:
Ditën e nesërme (sot) Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetutshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira. Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin. Në të vërtetë, ne jemi njerëzit racionalë që jemi kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.
Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi. Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit. Pse? Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri).
Nëse në Shqipëri profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët. Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010, por dhe në nivelin e pandemisë. Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë, por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar.
Prandaj nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.
gjykata kushtetuese
Aktualitet
18 Qershor 2024, 08:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do tu rikthehen ambienteve të gjimnazeve për tu nënsh...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese janë në vështirësi prej dy vitesh, për shka...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e kontributit të turizmit padyshim që është një lajm i mirë për gjithë ekonomin...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një pë...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të dep&eum...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 20:14
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se i moshuari ka...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 19:23
M.B
Ura
KUKËS- Punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Drini i Zi në Kukës kanë hyrë në faz&e...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 19:01
E. D
GREQI- Një shqiptar dhe një rus kanë rënë në prangat e policsë greke. Bëhet me diej se shqiptari dhe rusi kanë pl...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 17:35
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një turist i cili kishte ardhur nga Milano ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Lezhës. B&...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 17:10
M.B
Nicolas Del Rio
ITALIA- 48-vjeçari argjentinas, Nicolas Del Rio, një kamionist, është zhdukur pa gjurmë në Itali nd&eu...