Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në 8 subjekte të ndryshme, të cilat tregtonin produkte të markave luksoze, policia ka zbuluar një skemë të mirëfilltë evazioni fiskal dhe kontrabande.

TIRANË- Një operacion i gjerë nga Policia e Tiranës, ka vënë në shënjestër disa subjekte tregtare që operonin në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në 8 subjekte të ndryshme, të cilat tregtonin produkte të markave luksoze, policia ka zbuluar një skemë të mirëfilltë evazioni fiskal dhe kontrabande.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan një sasi veshjesh dhe çantash të markave luksoze që mungonin dokumentacionin e origjinës dhe zhdoganimit. Gjithashtu, u vunë nën sekuestro 27 pajisje elektronike, përfshirë celularë dhe kompjuterë, të cilat përdoreshin për realizimin e aktivitetit të dyshimtë.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Illegal trade”. Konstatohen 8 subjekte ku shiteshin pajisje, si dhe veshje dhe aksesorë të markave luksoze, të dyshuara të kontrabanduara. Procedohen penalisht 9 administratorë/përfaqësues të subjekteve, të cilët nuk deklaronin të ardhurat. Sekuestrohen pajisje elektronike dhe produkte të markave luksoze.
Si rezultat i verifikimeve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me qëllim goditjen e paligjshmërive në këtë fushë, u finalizua në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni i koduar “Illegal trade”, në kuadër të të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u kryen kontrolle në 8 subjekte me aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.
Nga kontrollet në këto subjekte u sekuestruan: 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se të ardhurat nga shitjet e tyre nuk deklaroheshin në organet tatimore, dhe se në njërin subjekt, shiteshin produkte, pa kuponë. Për këtë të fundit u mor masa e pezullimit të ushtrimit të aktivitetit.
Në përfundim të veprimeve proceduriale nisi procedimi penal për shtetasit Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B., administratorë ose përfaqësues të subjekteve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
TIRANË-Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Organizatori”, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar egjiptian...
Thimjo (Sandri) Rubati SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Saran...
Thimjo Rubati SARANDË- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armato...
KOSOVË- Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Priz...
KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nj...
TIRANË- Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipë...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....
Foto ilustruese Dashi Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni një valë të re pasioni dhe afërsie që mund t&eum...
Thimjo Rubati SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku një person është q...
Foto ilustruse KORÇA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuata më parë në qytetin e Korçës, ku nj&e...