Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por ajo transfert parash, në vend që të arrinte te furnizuesi legjitim, përfundoi në një llogari në Lumezzane të lidhur me një organizatë kriminale.
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbuluar një skemë mashtrimi me vlerë 30 milionë euro, cila goditi institucionin historik “Opera di Santa Maria del Fiore”. Ky institucion administronte Katedralen dhe monumentet kryesore të Firences. Në kuadër të kësaj janë arrestuar nga policia italiane nëntë persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Mediat italiane shkruajne se e gjitha filloi me një transfertë të thjeshtë bankare. Një pagesë e duhur për restaurimin e një ndërtese historike të Operas di Santa Maria del Fiore në Firence. Por ajo transfert parash, në vend që të arrinte te furnizuesi legjitim, përfundoi në një llogari në Lumezzane të lidhur me një organizatë kriminale. Ishte ky devijim, nga dikush që dyshohet se devijoi paratë për punën, siç shpjegoi kryeprokurori i Brescias, Francesco Prete, e cila shkaktoi një nga hetimet më komplekse të viteve të fundit në zonë.
Mashtrimi i ngjan një skeme klasike mashtrimi kompjuterik ku, prej andej del në pah një skemë shumë më e madhe. Urdhër-arresti, 62 faqe të mbushura me transaksione bankare, llogari të fshehura dhe kompani fiktive, rindërton një mekanizëm kriminal, që hetuesit e kanë vërejtur tashmë në variacione të shumta. Ata kanë gjrtur fatura të falsifikuara, pastrim parash, vetë-pastrim dhe nxjerrje fondesh jashtë vendit. Një skemë që ka çuar në orët e fundit në arrestimin e nëntë personave dhe më shumë se tridhjetë kontrolle në Brescia, Bergamo, Milano, Vicenza dhe Prato.
Në zemër të hetimit është rrjeti që lidh dy vëllezër sipërmarrës, Luca dhe Daniele Bertoli, me origjinë nga Bergamo. Hetuesit besojnë se ata janë lidhja e vërtetë midis sipërmarrësve dhe rrjetit kinez që lëviz paratë. Hapi vendimtar erdhi kur hetuesit përgjuan biseda që zbuluan ekzistencën e një sistemi faturimi për transaksione joekzistente. Një strukturë kriminale e mirë-vendosur, ku komuniteti kinez, krijoi një sistem paralel dhe abuziv krediti, të aftë për të siguruar para të gatshme për sipërmarrësit italianë. Kjo duke anashkaluar plotësisht sistemet bankare ligjore.
Hetimet dokumentuan takime, valixhe plot me kartëmonedha dhe transaksione të shpejta dhe të vazhdueshme. Sistemi përfshinte gjithashtu një logjistikë kriminale të përcaktuar mirë, lajmëtarë të ngarkuar me transferimin, shpesh përmes rrugëve të gjata ndërrajonale të qindra mijëra eurove në para të gatshme, telefona të koduar, me emra fiktivë, me llogari chati të fshishme dhe kode PIN që duheshin treguar për të autorizuar dorëzimin e parave.
Gjetjet zbulojnë gjithashtu se llogaritë e përdorura për të mbledhur shumat nga faturat e falsifikuara u hapën në Luksemburg, Gjermani, Kinë dhe Poloni, duke gjurmuar një rrjet financiar ndërkombëtar që shërbeu për shpërndarjen dhe pastrimin e fondeve. Një total prej pesëmbëdhjetë personash janë nën hetim, gjysma e të cilëve veprojnë në Brescia dhe gjysma në Milano. Sipas hetuesve, dëmi i mundshëm ekonomik është i madh./Dosja.al
pamje nga vendngjarja TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në banesën e 45-...
Klodjan Braho TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka uruar drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Bra...
Foto ilustruese GREQI- Amalia Tomara, mbesa e pronarit të kampingut në Finikounda, i cili u vra në fillim të tetorit ka dh&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK. Përmes një post...
Dhimiër Meci GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 45-vjeçarit shqiptar, Dhimiër Meci, i arrestuar n&e...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi vid...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikë...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi shp&e...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e...
pamje nga arrestimi GJIROKASTËR- Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër.&nb...