25 Mars 2026, 11:22
Nga E. D

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në tryezën e dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se liria e medias, është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Europian. Sipas Gonzatos, negociatat po ecin përpara, por ka ende punë.
Ndër të tjera, ai deklaroi se grupet e ndryshme të punës kanë dhënë kontribute të rëndësishme për përmirësimin e reformave, përfshirë edhe rekomandimet mbi protokollin e sigurisë së gazetarëve.
Në fund, Gonzato tha se këto kontribute janë thelbësore jo vetëm për procesin e reformave në vend, por edhe për vlerësimin që Delegacioni i BE-së i bën progresit në rrugën drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të negociatave me BE.
“Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave. Jam i vetëdijshëm që ka sfida, dhe disa rekomandime nuk janë marrë parasysh në fazën fillestare, i referohem rekomandimeve për të dekriminalizuar aspektin e shpifjes.
Duhet të pranoj që afatet që janë vënë nga Brukseli ishin të atilla që ceduan cilësinë e procesit. Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekliminalizmit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE. Ligji për mediat audiovizive në vijim presim një rishikim të ligjeve. Do të ndjek punën që do të bëni. Duam që ky eksperiment t’ia dalë mbanë”, tha ndër të tjera Gonzato./Dosja.al
silvio gonzato tirane
Aktualitet
25 Mars 2026, 11:08
I.A
ROSKOVEC- Fqinja e viktimave në fshatin Kuman të Roskovecit, Natasha Vrapi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies së çiftit q&eu...
Aktualitet
25 Mars 2026, 11:02
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku si pasojë një 65-vjeçar ka humbur jet&eu...
Aktualitet
25 Mars 2026, 10:46
E. D
Dashuri Rrapaj, Shefit Rrapaj
ROSKOVEC- Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesdit&...
Aktualitet
25 Mars 2026, 09:49
E. D
SHBA- Pas një ndërprerje njëvjeçare, shqiptarët do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për ...
Aktualitet
25 Mars 2026, 09:14
E. D
MALIQ- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Blutë bëjnë me dije se g...
Aktualitet
25 Mars 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit M...
Aktualitet
24 Mars 2026, 22:25
E. D
SERBI- Policia serbe ka arrestuar sot katër shqiptarë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. T&eu...
Aktualitet
24 Mars 2026, 21:10
E.d
Foto ilustruse
ROSOKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit...
Aktualitet
24 Mars 2026, 21:06
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri t&e...
Aktualitet
24 Mars 2026, 20:46
E.d
Foto ilustruse
“‘Engjëlli Mëshirues’ e bëri Serbinë rrafsh me tokën”, “E mbrojtëm atdheun dhe e...