25 Mars 2026, 09:14
Nga E. D

MALIQ- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Ai përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise:
Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
maliq
Aktualitet
25 Mars 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit M...
Aktualitet
24 Mars 2026, 22:25
E. D
SERBI- Policia serbe ka arrestuar sot katër shqiptarë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. T&eu...
Aktualitet
24 Mars 2026, 21:10
E.d
Foto ilustruse
ROSOKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit...
Aktualitet
24 Mars 2026, 21:06
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri t&e...
Aktualitet
24 Mars 2026, 20:46
E.d
Foto ilustruse
“‘Engjëlli Mëshirues’ e bëri Serbinë rrafsh me tokën”, “E mbrojtëm atdheun dhe e...
Aktualitet
24 Mars 2026, 20:46
E. D
OSHEE
TIRANË- Mentor Hima është emëruar Administratori i ri i OSHEE. Hima në këtë detyrë zëvendëson Enea ...
Aktualitet
24 Mars 2026, 20:33
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë një dokument ekskluziv që ka ...
Aktualitet
24 Mars 2026, 20:33
E. D
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, zbuloi këtë të martë detaje të rej...
Aktualitet
24 Mars 2026, 19:19
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, me protagonist një shqiptar, i cili u përfs...
Aktualitet
24 Mars 2026, 18:29
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift, i cili vrau djalin e tyre tre muaj...