26 Gusht 2024, 10:55
Nga S.B
pamje nga sendet e vjedhura
GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 26-vjeçare greke janë arrestuar për vjedhje në zonën e Amfiteas të Janinës. Bëhet me dije se dyshja akuzohen për një numër të madh vjedhjesh brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Ajo çka çoi në lokalizimin dhe kapjen e dy hajdutëve ishte GPS i një prej celularëve të cilët ata kishin vjedhur në zonën e Nea Kallikrateia, Halkidiki. Përmes një aplikacioni gjurmimi, policia arriti të arrestojë shqiptarin dhe greken.
Në kontrollin e mëpasshëm të një dhome hoteli ku ata po qëndronin, u gjet celulari i vjedhur, si dhe një sërë pajisje elektronike, sende me vlerë dhe dokumente si pasaporta. Më konkretisht, u konstatua se të pandehurit janë të përfshirë në 3 vjedhje të ndodhura më 17 gusht në Nafplion, 12 vjedhje nga zonat e Selanikut dhe Nea Kallikrateia, Halkidiki, gjatë periudhës 19-22 gusht dhe vjedhje në qytetin e Janinës më 23 gusht.
Mësohet se vlera e sendeve të vjedhura llogaritet të kalojë 40.000 euro. Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura të gjetura janë identifikuar dhe u janë rikthyer pronarëve të tyre, ndërkohë që vijon hetimi i Në/Drejtorisë së Sigurimit të Janinës për identifikimin e përfituesve të sendeve të konfiskuara të paidentifikuara.
Të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Fillore të Janinës.
greqi shqiptar vjedhje
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:36
I.A
Foto Ilustruese
RROGOZHINË- Një i dënuar në burgune Rrogozhinës ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se&nbs...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:27
S.B
foto ilustruese
BULQIZË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se H.H 33 vjeç u konfliktua p&eum...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:29
I.A
Arben Lamçe
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në masën e sigurisë arre...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 09:20
I.A
Ndeshja
SHKODËR- Një situatë kaotike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në tribunën ku qëndrojnë ultrasit e Tiranë...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 08:52
I.A
Zjarri
GJERMANI- Vatra masive e zjarrit në Topullaraj të Gjirokastrës është shuar mëngjesin e sotëm rreth orës...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 08:13
I.A
Ndertime
TIRANË- Televizioni gjerman, ARD ka bërë një reportazh për vendin tonë në lidhje me turizmin si dhe me betonizi...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 08:05
I.A
Fotiraq Zaharia
TIRANË- Fotaq Zaharia, i njohur si i forti i Vlorës ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT. Drejtoria e ...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 07:13
I.A
Moti
TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjell&eum...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 21:59
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave përreth kalasë së Shën Tri...
Aktualitet
25 Gusht 2024, 21:52
M.B
Fermeri
SHKODRA- Në Shqipëri ekzistojnë rreth 350 mijë ferma bujqësore, ku gati 160 mijë prej tyre kanë më pak se 1...