13 Tetor 2022, 15:40
Nga k.m.
Seanca
ITALI- 25 vjet më parë ishte shpallur në kërkim, por sot në gjykatën në Astit në Itali, Maksim Kokomani është përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. Shqiptari, së bashku me vëllain e tij (i paidentifikuar nga mediat italiane), akuzohen për grabitje, prostitucion, trafik droge, por edhe tentativë vrasjeje.
Kokomani, tashmë i mbrojtur nga avokatja Monica Grosso, ishte 27 vjeç kur u shpall në kërkim dhe ishte gjykuar në mungesë nga gjykata e Astit për disa krime: duhej të vuante 22 vite burg, ndërsa vëllai i tij, 16. Vëllezërit kishin mbërritur në Itali në fillim të viteve '90 dhe sipas hetimeve të asaj kohe, krimet kryesore që u ngarkoheshin të dyve ishin kryer në zonën e Astit.
Në vitin 2003, hetimet e policisë së Astit zbuluan se si vëllezërit edhe vitin 1996 ishin arrestuar teksa shpërndanin doza heroine duke përdorur një karvan, të cilin herë pas here e zhvendosnin në periferi të fshatrave. Nga ana tjetër, për biznesin e paketimit, ata u vendosën nën një urë të autostradës Torino-Piacenza.
Sa i përket akuzës së rëndë për tentativë vrasje, Kokomani kishte gjetur 'terren pjellor' në Venecia. Dy vëllezërit dhe një të tretë (i cili kishte bashkëpunuar me ta vetëm në vitin 1997), gjatë një grabitjeje kishin tentuar të vrisnin me pistoletë dhe thikë pronarin e një shtëpie. Ndaj sot, ai është përballur me drejtësinë dhe është në pritje të zyrtarizimit të vendimit ndaj tij./ lavocediasti.it
maksim kokomani itali
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:32
I.A
Valmir Gashi dhe Afrim Manxhuka
ITALI- Një përleshje ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës më 12 tetor me...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:42
A.B
Telefonat
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në kryeqytet, pasi janë përfshirë në kontrabandën e mallrave. Gja...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:34
k.m.
Foto ilustruese
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandal...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:28
A.B
Policia
DURRËS- Arrestohet Pariz Preza! Pas 1 viti, policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin i cili një vit më parë ...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:18
e.k
Foto ilustruese
KORÇË- 55-vjeçarja Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar në polici...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:16
e.k
Celularët e sekuestruar nga Policia
TIRANË- Tre të rinj të identifikuar me inicialet E.A, 34 vjeç, A.Xh, 28 vjeç dhe...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:10
e.k
Policia Elbasan
ELBASAN- Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale B.S është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka dëmtu...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 15:03
A.B
Vendi i ngjarjes
BELGJIKË- Pesë persona, mes tyre një shqiptar janë vënë në pranga në Aarschotsesteenweg n&eum...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 14:51
A.B
Besnik Mjeshtri
KLOS- Besnik Mjeshtri ka rrëfyer se ç’ndodhi në kafenë ku tre familjet, Hasula, Shira dhe Mjeshtri ishin ulur p...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 14:40
A.B
Policia
TIRANË- Silvana Balliu është vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi mashtronte qytetarët. Balliu, sht...