“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
'Hape pak krahun'/ Policia kontrolle natën, radari kap 'të fiksuarit' pas shpejtësisë
Mjetet lëvizin me shpejtësi shumë të lartë, mbi normat e lejuara, ndaj dhe u kërkohet që të hapet krahu nga punonjësit në rrugë.
6 Gusht 2022, 12:14Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrugore ka kryer kontrolle gjatë orëve të natës përmes “dronit edukues” dhe makinës inteligjente. Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, shihet se mjetet lëvizin me shpejtësi shumë të lartë, mbi normat e lejuara, ndaj dhe u kërkohet që të hapet krahu nga punonjësit në rrugë.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë ushtruar kontrolle të pandërprera, për sjelljet e drejtuesve të mjeteve në rrugë, për respektimin e shpejtësisë së lejuar, mospërdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve, kryerjen e parakalimeve dhe parkimeve të rregullta, si dhe për zbatimin me rigorozitet të çdo rregulli të qarkullimit rrugor, që rrit sigurinë në rrugë.