19 Janar 2023, 11:15
Nga F.M
Preng Paluca
TIRANË- Shqipëria, vendi ku lahen të gjithë ‘haqet’ e prishjes së pazareve të drogës jashtë vendit, u kthye në ‘arenën’ e përgatitjes së vdekjes për Preng Palucën, tre herë rresht. 52-vjeçari ka rënë tre herë pre e atentateve, në dhjetor të vitit 2021, në gusht të vitit 2021 bashkë me gruan dhe në vitin 2018 është sulmuar me lëndë plasëse.
Shkak, pazaret e drogës në Belgjikë e Spanjë.
Por, në të treja rastet, Paluca ka qenë njeri mjaft me fat, ashtu si edhe sot, kur policia soanjolle njoftoi se ka vënë në pranga dy urdhëruesit për atnetatin e organizuar ndaj tij në dhjetor të vitit 2021, Edmir Vlashi (Ndoka) dhe Hektor Ndoka (Sadiku).
Të dy janë arrestuar në Spanjë, por janë të njëjtët që organizuan atentain ndaj Palucës e vëllait të tij, por nuk e realizuan dot. Në lojë u futën dhe tre persona të tjerë, Mark Lamja e Nikoll dhe Marie Marku (burrë e grua).
Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi janë dhëndurë të Nikoll dhe Marie Markut dhe e shfrytëzonin lokalin e tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse. Burrë e grua bashkë me Lamkjën e vunë në pranga krejt rastësisht pasi Policia e Lezhës u sinjalizua se kishin arsenal armësh.
Në këtë mënyrë policia, duke përgjuar telefonat çiftit dhe të njërit prej dhëndurrëve ra në gjurmët e dy personave që po planifikonin atentatin në Kamëz.
Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika dhe kishin ardhur disa herë në Tiranë, për të vëzhguar objektivin e tyre, por plani u dështoi.
Kush i urdhëroi Vlashin e Ndokën? Burimet në atë flisnin për një ortak të vjetër të Palucës që rrintë ne Belgjikë e Spanjë, por emri nuk i është zbuluar, të paktën deri më tani….
preng paluca edmir vlashi hektor ndoka
Aktualitet
19 Janar 2023, 11:09
a.l
Shi në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Qarku i Gjirokastrës është përfshirë gjithashtu nga reshje të dendura shiu q&e...
Aktualitet
19 Janar 2023, 11:12
f.g
Elvis Roshi ne SPAK
TIRANE- Ish-Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion) p...
Aktualitet
19 Janar 2023, 11:06
a.l
moti
TIRANË- Sinoptikanët parashikojnë që vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të p...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:58
a.l
NËNkryetari i bashkisë Lezhë
LEZHË- Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj ka theksuar se deri më t...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:58
I.A
Majlinda Angoni
SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka reaguar për motin e keq që ka kapluar vendin. Gjatë një...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:47
a.l
Banori në Shkodër
LEZHË- Banorët e Lezhës shprehen të shqetësuar lidhur me situatën e motit në vend dhe blloki...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:42
F.M
SPANJË- Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy shqiptarët e arrestuar nga Policia Spanjolle në Barcelonë, pasi akuzohen për ...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:41
a.l
Vlorë
VLORË- Një automjet i llojit Land Rover ka marrë flakë në ecje në rrugën Transballkanike pranë para...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:30
F.M
Hysni Roçi
TIRANË- Hysni Roçi, 53 vjeç banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet p&e...
Aktualitet
19 Janar 2023, 10:31
f.g
MADRID- Dy shqiptarë të superkërkuar nga Policia e Shtetit janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Spanjë. Mediat spanjoll...