26 Dhjetor 2022, 22:26
Nga F.M
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se trafiku i kokainës vijon me ritme të larta në Shqipëri dhe se paratë që vijnë nga ky trafik, pritet të përdoren në fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se edhe projektet e mëdha që ka qeveria në vijim, janë projekte që synojnë të integrojnë këtë para që vjen nga kokaina. E ftuar në të njëjtin emision, gazetarja Klodiana Lala tha se shqetësimi më i madh që duhet ngritur është se Policia e Shtetit kap punëtorët tek Porti i Durrësit, nuk e lë drogën të shkojë në destinacion dhe në këtë mënyrë shpëton ‘peshqit e mëdhenj’.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Trungu kryesor që mban botën e krimit është trafiku i narkotikëve dhe te narkotrafiku është kokaina. Kokaina vazhdoi të rritet gjatë këtij viti. Tregoi se për fat të keq shteti ynë nuk e ka mundësinë të përballet. Fiton ndonjë betejë e vogël lart e poshtë. Bananet janë produkti që nuk kanë bord. Për çdo kontejner të ardhur nga Amerika Latine u rrit minimalisht me 3 mijë dollarë kosto, por banania vazhdon uljen. Pronarët e kompanive të mëdha të bananeve ose janë në burg ose janë në kërkim. Kokaina gjatë këtij viti u fuqizua. Paratë e ardhura nga kokaina janë një nga burimet kryesore për fat të keq, të ekonomisë shqiptare. Me atë që pashë në Amerikën Latine dhe në Dubai, edhe projektet e mëdha që ka qeveria në vijim, janë projekte që synojnë të integrojnë këtë para që vjen nga kokaina. Këto para që vijnë nga kokaina, janë aq shumë, sa edhe në Dubai ia kanë parë hajrin. Kokaina, nga 1-10, nëse vlerësohej 7 vitin e kaluar, sivjet ka shkuar te nota 9. Do ta shohim se çfarë do të bëjë kokaina në fushatën elektorale. Do ta hedhin votën më lart se uji i shatërvaneve të ndërtuar nga Ramiz Alia…
Ylli Rakipi: Këtu arrestohen dhe ndalohen njerëzit që u kapet fare pak lëndë narkotike. Policia deklaroi se është shpallur në kërkim Trifon Murataj, pronar i Banaking. Cfarë ndodhi?
Klodiana Lala: Nuk është arrestuar zoti Murataj. Besoj është në kërkim aktualisht.
Ylli Rakipi: Ku është ai?
Artan Hoxha: Në Amerikë është, atje ka zyrat.
Ylli Rakipi: Po me Amerikën nuk kemi raporte?
Enton Abilekaj: Nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Artan Hoxha: Është në kërkim policer.
Ylli Rakipi: Që ta kuptojë edhe populli, se edhe unë nuk di mirë këto…
Artan Hoxha: Populli të vazhdojë ta hajë banane se janë të mira…
Klodiana Lala: Policia ndërhyn në Portin e Durrësit dhe nuk e lë ngarkesën të shkojë në destinacion. Policia e Shtetit ndërhyn dhe arreston vetëm disa shoferë, disa punonjës të doganës, disa punonjës të shoqërive ty dhe disa njerëz të thjeshtë. Për të mos hapur petët e lakrorit dhe për të mos vajtur në majë, policia e ndërpret aty zinxhirin. Kap tre njerëzit e parë që gjen aty, krijon grupin e strukturuar kriminal dhe mbaron historia. Ky është shqetësimi më i madh që duhet të ngremë.
Ylli Rakipi: Në fakt, këto cështje ua transferojnë prokurorive poshtë farë. Përse nuk merret SPAK-u me këto? A është SPAK-u prokurori e posacme që duhet të merret me një problem shumë të rëndësishëm që ka vendi?
Klodiana Lala: Duke qenë se zinxhiri i trafikut ndërpritet në një vend të caktuar, këta e konsiderojnë si histori të thjeshtë trafiku dhe jo grup të strukturuar kriminal. Nëse ju kujtohet rasti i Arbi Garden, Arber Cekaj, që reagoi edhe ambasada amerikane.
artan hoxha klodiana lala
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:13
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ‘thelluar’ më tej marrëveshjen që i zhdukuri i shumëkërkuar Ervi...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:07
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari që është zhdukur pa gjurmë prej 9 g...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:52
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë tip 'Benz' tek...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:53
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se i zhdukuri i shumëkërkuar, Ervis Martinaj ka bërë marrëveshje edhe m...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:39
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ato që mund të ruajë ‘defteri&rsquo...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:27
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se i shumëkërkuari i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj kishte nj...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:23
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se operacioni i Policisë së Shtetit që është...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:56
F.M
Familja Leka
TIRANË- Një 38-vjeçare ka humbur jetë në rrethana misterioze në Greqi “Agios Luka” në qershor...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:46
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:43
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e Ervis Martinajt po përgatitej për hakmarrje. E ftuar n&...