25 Dhjetor 2022, 20:40
Nga DOSJA
Hamza Ben Mabrouk
TIRANË- 12 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme u kapën në flagrancë në Shqipëri gjatë këtij viti duke e përdorur vendin tonë si një shteg drejt vendeve të BE. Por historia e udhëtimit nëpër Europë e algjerianit Hamza Ben Mabrouk dhe prangosja e tij në Tiranë, u shoqërua me betejë gjyqësore disa mujore mbasi nga njëra anë policia dyshoi se ai kishte tentuar të vidhte një xhami, por në fund nuk siguroi prova.
Nga ana tjetër i dyshuari këmbënguli se nuk ishte asgjë tjetër përveçse një emigrant i paligjshëm që hyri në Shqipëri përmes Kosovës dhe që kishte ngecur në Ballkan duke tentuar perëndimin. Gjatë kësaj endjeje ai zgjodhi të pushojë në mesnatën e 30 gushtit në një xhami por personat që gjendeshin në objektin e kultit e dyshuan për hajdut.
"E pashë xhaminë dy katëshe në Bërxullë tha Mabrouk dhe nuk e dija që në katin e parë banohej, isha i lodhur dhe kisha nevojë të pushoja e për më tepër do trajtohesha me ilaçe pasi në Serbi më dhunuan dhe më kanë shkaktuar dëmtime trupore,"- tha ai.
Duke marrë në konsideratë këtë rrëfim gjykata e Apelit në Tiranë urdhëroi lirimin e menjëhershëm të algjerianit dhe kërkoi që të zbardhet mekanizmi i ngjarjes.
Algjeriani u mbajt në burg nga data 30 gusht e këtij viti pasi personeli i atasheut fetar të ambasadës turke që jetonte në katin e parë të xhamisë dëgjoi zhurma për hapjen e xhamisë. Erl Yolcuk tha për policinë se më pas pa dikë që tentoi të largohej me shpejtësi dhe e pyeti se cfarë kërkonte në mesnatë. I panjohuri i ishte përgjigjur se deshi të lutej
Gjykata e Apelit vlerëson se i takon prokurorisë së Tiranës të vërtetojë tej cdo dyshimi të arsyeshëm nëse është apo jo fajtor algjeriani për vjedhje.
Nga këqyrja e derës së xhamisë rezulton se nuk ka asnjë dëmtim dhe asnjë send të vjedhur pranon policia e cila konfirmon për gjykatën se Hamza Ben Mabrouk hyri në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një ditë përpara se të arrestohej. Por gjatë kësaj kohe ndaj emigrantit nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte dyshimet
Duke urdhëruar shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg gjykata e apelit e detyron atë të paraqitet në prokurori dy herë në muaj , e cila sakaq po e heton për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Marrë nga TOPCHANNEL
hamza ben mabrouk erl yolcuk
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 20:14
F.M
Kufi
KOSOVË- Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës për tu bashkuar me fam...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 20:09
Korçë
KORÇË- Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës. Veç banor&eu...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 20:07
Gjela deti
DURRËS- Këtë fundviti, gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve durrsake. &Cced...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 20:05
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas dy vitesh hetim dhe monitorim, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar gjobitjen e katër kompanive të miellit...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 19:45
F.M
Elbasan
ELBASAN- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar Elbasanin dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në v...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 19:39
F.M
Invalidi në grevë
ELBASAN- Invalidët e Elbasanit janë futur në ditën e dytë të grevës, për shkak të ...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 19:21
Mesha
TIRANË- Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjen, një nga datat më të rëndësishme të besimi...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 19:17
F.M
Sherr në Korçë
KORÇË- Babë e bir, të pastrehë janë grushtuar me njëri-tjetrin këtë mbrë...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 19:02
Bujar Asqeriu
TIRANË- Kamera e fshehtë me Mjeshtrin e Madh të teatrit dhe filmit, Bujar Asqeriun, nisi si kamera gazmore. Por shumë shp...
Aktualitet
25 Dhjetor 2022, 18:51
F.M
Glidona Daci
TIRANË- Gazetarja Glidona Daci thotë se viti 2023 do të jetë i ‘frikshëm’ përsa i përket funksi...