LIVE UPDATES
Aktualitet

I fshehu shtetit miliona e futi në bela qytetarët, gafat e noteres

Eksperti Fatmir Laçej shpjegon dy udhëzimet 2012-2020, sipas të cilave çdo noter është i detyruar që të gjitha transaksionet në kontrata tjetërsimi, apo porosie t’i kalojë përmes llogarisë së noterit.

9 Tetor 2023, 22:56 Nga I.A

I fshehu shtetit miliona e futi në bela qytetarët, gafat e noteres

TIRANË- Para disa ditësh, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar disa shkelje ligjore nga ana e noteres, Perian Bodinaku, por mesa duket ato nuk janë të vetmet. Bodinaku rezulton se ka fshehur shuma të mëdha parash për t’u shpëtuar taksave dhe detyrimeve tatimore. 

Eksperti Fatmir Laçej shpjegon dy udhëzimet 2012-2020, sipas të cilave çdo noter është i detyruar që të gjitha transaksionet në kontrata tjetërsimi, apo porosie t’i kalojë përmes llogarisë së noterit.

Fatmir Laçej: Kemi 2 udhëzime për këtë. Njëri udhëzim është i Janarit 2012, një udhëzim i përbashkët i ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, kemi dhe një udhëzim tjetër të datës 14 Shtator i vitit 2020, po një udhëzim i përbashkët i ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave. Në të dy udhëzimet, përcaktohet shumë qartë që çdo kalim shumash në kuadrin e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, do të derdhet në një llogari rrjedhëse pa interesa që hap noteri, e cila nuk ka të bëjë fare me llogarinë e noterit si person fizik. Pra, në të gjitha rastet është i detyruar që shumën që përcaktohet në çmimin e kontratës, ta derdhë në këtë llogari rrjedhëse dhe noteri fillimisht bën verifikimin e pronës. Nëse prona është e lirë, kryen kontratën e shit-blerjes dhe blerësi derdh në llogarinë rrjedhëse të noterit shumën që përcaktohet në çmim.

Noteri në radhë të parë është një aktor të rëndësishëm i sistemit të drejtësisë që lufton dhe punon për formalizimin e ekonomisë. Çdo gjë informale është jashtë veprimtarisë së noterit sepse ai është i detyruar edhe në kuadër të betimit që ka bërë si noter, por edhe të dispozitave ligjiore, të zbatojë të gjitha kërkesat e logjit dhe atë që përcakton dhe betimi i tij si noter. Në kontratat e pronësisë, noteri duhet të synojë që të gjitha pagesat të kalojnë në llogarinë bankare të noterit.

Gazetari: Rasti konkret që po flasim janë shumat mbi 50 mijë Euro që janë dhënë jashtë zyrës së noterit?

Fatmir Laçaj: Atëherë, noteri nuk duhet të pranojë dispozita të tilla që këto para janë dhënë jashtë. Nuk ka më jashtë, ka vetëm brenda sistemit banker. Nëse pastaj do të kemi shkelje nga këto, kuptohet që edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, do të jetë aktive me këto lloj kontratash që paratë paguhen jashtë zyrës noteriale, paguhen “kesh” sepse është totalisht e ndaluar. Është e ndaluar kategorikisht që noterët të mos bashkëlidhin mandatin bankar që vërteton pagesën e shumës në dokumentacionin e shumës që kalojnë edhe pranë drejtorive përkatëse të ASHK-së.

Çdo tranksasion jashtë zyrës së noterit, përbën shkelje ligjore dhe penale. “Stop” ka siguruar 6 kontrata prenotimi prenotimi apartamentesh të hartuara nga noterja Bodinaku.

Vlera e kontratave është rreth 700 mijë Euro, shuma të paguara jashtë zyrës së kësaj notereje, një indicie për institucionin e Parandalimit e Pastrimit të Parave. 6 kontratat që “Stop” disponon janë regjistruar në Kadastër pa mandatin bankar, gjë që përbën një shkelje ligjore nga punonjësit e Kadastrës që kanë regjistruar këto kontrata. 

Drejtori i medias në Kadastër, Edmond Arizaj, thotë, se duhet, që kontratat e tjetërsimit, apo prenotimit, duhet të kenë të bashkangjitur edhe mandatin bankar.

Edmond Arizaj, Dr. Marrëdhënie me Shtypin, ASHK: Procedura është e thjeshtë, për të vijuar bëhet aplikimi dhe bashkëngjitur, është edhe fatura bankare. Procedura nuk vijon pa faturë, kjo është taksative.

Kur është kuptuar gabimi, sipas tij, regjistrimi është pezulluar për 30 ditë. Në këtë pikë lajmërohen palët e interesuara dhe më pas problematika duhet të zgjidhet në gjykatë. Me një llogari nga dokumentet që “Stop” disponon, rezulton, se noterja Perian Bodinaku, ka fshehur 254 milionë Lekë të vjetra vetëm për vitin 2022.

Gazetari: Emisioni “Stop” ka siguruar të dhëna zyrtare nga Ministria e Drejtësisë se sa veprime dhe akte noteriale, Perian Bodinaku, notere këtu në kryeqytet, ka deklaruar për vitin 2022. Sipas të dhënave, janë 21 mijë e 473 veprime noteriale që ka deklaruar kjo notere. Akte noteriale për vitin 2022, Perim Bodinaku, ka deklaruar pranë ministrisë 8 786. Nga burime të sakta, emisioni “Stop” ka mësuar se noterja për vitin 2022, të ardhura vjetrore ka deklaruar 400 milionë Lekë të vjetra, por a përputhet kjo shumë me numrin e akteve apo veprimeve noteriale që kjo notere ka deklaruar? Do të ndalemi tek përllogaritja për vitin 2022, për veprime noteriale ne kemi marrë një çmim reference shumë herë më të ulët se tregu, 10 mijë Lekë të vjetra, ku totali na del 214 milionë e 730 mijë Lekë. Veprime noteriale, ne kemi marrë çmimin e referencës më të ulët se tregu 50 mijë Lekë të vjetra, ku totali na del 439 milionë e 300 mijë Lekë, pra totali i 2 vlerave të veprimeve noteriale në total është 654 milionë përafërsisht. Por noterja Bodinaku për vitin 2022, ka deklaruar 400 milionë Lekë të vjetra tek tatimet dhe ka të padeklaruara 254 milionë Lekë, ku ka fshehur të ardhurat.

Marrë nga TvKlan

perian bodinaku fatmir laçej edmond arizaj

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit