Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për të njëjtën ngjarje, autoritetet kanë vënë në pranga edhe 43-vjeçarin i cili u arrestua në aeroportin e Valencias në Spanjë.
TIRANË- Pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i akuzuar për vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022. Për të njëjtën ngjarje, autoritetet kanë vënë në pranga edhe 43-vjeçarin i cili u arrestua në aeroportin e Valencias në Spanjë.
Ky i fundit, sipas mediave spanjolle, akuzohet si bashkëpunëtor në krim për dhënie informacioni dhe raportohet se është dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasja e Bledar Muçës, i cili njihej si mik i afërt i familjes Çapja, ndodhi në Aartselaar të Belgjikës më 22 janar 2022.
Hetimet e koordinuara mes autoriteteve shqiptare dhe atyre evropiane çuan në identifikimin e autorëve të dyshuar, duke hedhur dritë mbi ekzekutimin e një prej figurave kyçe të botës së krimit në Shqipëri që operonte edhe jashtë kufijve.
Vrasja
Bledar Muça u vra më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjave në Elbasan. Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që i bënin atentat, Emri i Muçës, u lakua edhe në vitin 2016, ku gjatë një atentati në Elbasan, mbeti i plagosur rëndë e po ashtu, u lëndua edhe një efektive policie. Autoritetet thanë se objektiv i sulmit ishin Florenc Çapja e Bledar Muça.
Emri i të ndjerit, Bledar Muça akuzohet për vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, por këto krime nuk u provuan asnjëherë nuk iu provuan nga Policia dhe nga Prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.
Kush ishte Bledar Muça?
39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.
Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij./Dosja.al
Droga e sekuestruar ELBASAN- Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal që shisnin lëndë narkotike në Shqipë...
Foto ilustruese Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimin të Deklaratës Individuale të Ardhurave Vjeto...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të ...
foto ilustuese Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ja kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne...
foto ilustuese ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkod...
Foto ilustruse ELBASAN- Një megaoperacion policor është zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Kjo ka bërë të mundur goditjen...
TIRANË- Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar kët&e...
Pamje nga vendngjarja KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës. Një kami...
Foto ilustruse TIRANË- Gjatë mbledhjes e cila është mbajtur ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka marrë dis...
Foto ilustruse GREQI- Gjendja shëndetësore e vogëlushes shqiptare, e cila ra disa ditë më parë në një shatervan n&e...