8 Gusht 2023, 09:37
Nga f.i
Gentian Talja dhe Henri Gjapi
TIRANË- Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Henri Gjapi.
Henri Gjalpi akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 31 mars të këtij viti, ku gjatë një konflikti në rrugën “Vaso Pasha”, ka vrarë Gentian Taljen, 46-vjeç. Si pasojë e sherrit, 46-vjeçari është përplasur në bordurë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa pas 5 ditësh humbi jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për "Vrasje nga pakujdesia".
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:
- H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Më datë 31.03.2023, në rrugën "Vaso Pasha", shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
arrestohet henri gjapi henri gjapi gentian talja
Aktualitet
8 Gusht 2023, 09:29
f.i.
VLORË- Autori i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau, Rei Meta, djali i anëtares së KLPS në dëshminë e ti...
Aktualitet
8 Gusht 2023, 09:01
f.i
Rei Meta dhe Armando Meshau
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një ditë...
Aktualitet
8 Gusht 2023, 06:58
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët e p...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 22:02
m.s
foto ilustruese
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër t&eum...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 21:08
m.s
femija i semure
Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të një familje prej tre anëtarësh në fshati...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 20:47
m.s
viktima dhe autori
VLORE- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ngjarjen me një viktimë sot në Vlorë. Vikt...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 20:07
m.s
Rei Meta
Personi në foto është Rei Meta, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, pas një konflikti në një qendër ...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 19:20
f.i
Rei Meta dhe Armando Meshau
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Vlorë, ku humbi jetën Armando Meshau.
Aut...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 18:40
m.s
foto nga aksidenti
Një aksident fatmirësisht pa viktima është shënuar pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Aksidenti k...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 18:16
m.s
foto nga vendngjarja
TIRANË- Enrik Ismalaj tentoi të thyente xhamat e një filiali banke me tulla, dhe më tej të kryente aktin e v...