Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve.
LUSHNJË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët, i cili i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, ndërsa vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se autori i shpallur në kërkim shfaqet pranë tregut së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Njoftimi:
Lushnjë/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2026, në tregun e fruta-perimeve, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", ku fillimisht u dyshua si ngjarje aksidentale. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetas i dyshuar si autor i zjarrvënies, ndërsa vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje.
Më datë 19.05.2026, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë është marrë njoftim se në tregun e fruta-perimeve të qytetit kishte rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat, brenda pak orësh, bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve. Fillimisht u dyshua se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., banues në Durrës, i dyshuar si njëri prej autorëve të zjarrvënies.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se shtetasi K. Ç. shfaqet pranë tregut së bashku me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit K. Ç., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që shfaqet në pamjet filmike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Ervin Dushi SHKODRA- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka cakuar masën e sigurisë arrest me burg për ...
Baki Goxhaj IZRAEL- Aktivisti Baki Goxhaj do fluturojë nga Izraeli për në Turqi, në Stamboll. Sipas burimeve paraprake, mëso...
Foto ilustruse GJERMANI- Një 34-vjeçare gjermane është arrestuar në Aeroportin e Mynihut. Ajo u arrestua nga autoritetet gj...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata e Apelit ka urdhërura ditën e sotme prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e&nb...
foto nga vendngjarja TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në unazën perëndim...
Policia Vlore VLORË- Policia e Vlorës ka finalizuar një aksion me arrestimin e dy personave të dyshuar për pengmarrje një...
Mustafa dhe Ervis Martinaj TIRANË- Babai i Ervis Martinaj ka deklaruar se, ka qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollar...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije, ...
HIMARË-Kryeinspektori i IMT-së në Himarë, u arrestua nga policia, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar nd...
Mustafa dhe Ervis Martinaj TIRANË- Babai i të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në pr...