Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas rrëfimeve të ish oficerit të Sigurimit të Shtetit në atë kohë kishte edhe njerëz me potencial të lartë politik e kulturor që mund tu rrezikohej jeta.
TIRANA- Ramiz Alia nuk donte ta pranonte që busti i Enver Hoxhës do të rrëzohej dhe nuk dha asnjë direktivë se si të shmangej përgjakja. Sipas rrëfimeve të ish oficerit të Sigurimit të Shtetit në atë kohë kishte edhe njerëz me potencial të lartë politik e kulturor që mund tu rrezikohej jeta.
"Ne i thamë Ramiz Alisë ta heqim vetë me kombinacion me pretekstin se do të bëhet posta qendrore dhe shmangim konfliktet. Mirëpo ai qëndroi fortë tha se rrëzon njeri Enver Hoxhën dhe ndodhën ato që ndodhën. Pra ishin të bindur dhe meqë dështoi varianti i bustit ju kthyen bllokut. Donin të digjnin dhe bllokun prandaj ne u detyruam ti themi Berishës merr masat sepse mund të shkaktohen ngjarje që se dinim se si do të vinin. Për shkak të informacioneve që kishim dhe të lojërave që bëmë brenda turmës ne e shmangëm këtë rrezik dhe fat që dyshuam se Neritan Cekën mund ta godisnin dy persona u afruan por ne kishim vendosur një grup vëzhgimi të fshehtë sepse e ndjenim që diçka mund të ndodhte dhe e shmangëm. E tërhoqëm Neritanin duke e rrethuar me forcat tona por mund të ndodhte siç ndodhi me Arben Brocin në Shkodër", u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.
Çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë. Në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu re që një sasi dinamiti ishte zhdukur nga magazina e minierës.
"Kujtoj që kam raportuar një moment të parë në një ngjarje që ka ndodhur në minierën e Valiasit ku vodhën shumë dinamit dhe lënë plasëse dhe qëllimi ishte të hidheshin nëpër stacionet e autobusëve duke krijuar masakra në radhët e civilëve. Informacionin e raportova në mënyrë urgjente tek oficeri sigurimit dhe personin që do kryente këto akte është arrestuar. Në stacionet ku do hidhej lëndë plasëse ishte 21 dhjetori, në bankën kombëtare dhe në Kinostudio".
Ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, kanë mbetur gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Për të shkaktuar trazira në vend, përsëri në lojë hyri shërbimi jugosllav duke sjellë njerëz të armatosur.
"Unë kam pasur marrëdhënie me një shtetas kosovar që ishte pedagog në universitet dhe që kishte ardhur në mënyrë ilegale nga Kosova në Shqipëri por që më pati ekspozuar faktin që bashkëpunonte me zbulimin jugosllav dhe unë këtë e kisha raportuar tek sigurimi I shtetit është ky person që më dha skenarin se si do të zhvilloheshin ngjarjet me 2 prillin në shkodër. Do vinte një grup diversionist nga jugosllavia do strehoheshin te një shtëpi private në Shkodër dhe do krijonin terror në shkodër për të krijuar konflikte dhe përplasje politike".
Gjithtë këtë informacion Sigurimi i Shtetit në Tiranë ja kaloi Shkodrës dhe Ministrisësë Brendëshme. Këta të fundit caktuan një grup dhe një makinë që të shkonte për të mbajtur situatën nën kontroll në Shkodër. Mirëpo si për çudi makina u prish në Lezhë.
"Grupi agjenturor që erdhi nga Jugosllavia është strehuar në një shtëpi të një personi që sigurimi i shtetit e njihte me pseudonimin “Arapi” që ishte agjent i shërbimit Jugosllav. Para se të ndodhte ngjarja kemi kapur Pjetër Abnorin bashkë me shoferin e tij me një pushkë në makinë dhe filluam procedimin. Për të bërë këtë lloj organizimi nga Tirana është nisur me porosi s’po them nga kush, Azem Hajdari. Dhe e fundit pushka që ka vrarë Arben Brocin, është vrarë nga një ndërtesë 2 katëshe nga një pushkë që predha e saj nuk ishte pjesë e armatimit as të policisë dhe as të ushtrisë por nuk u hetua seriozisht", u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror./ Top Channel
Foto ilustruese TIRANA- Zbulimi jugosllav që kishte harxhuar miliona dollarë për destabilizimin e Shqipërisë nuk mund ta humb...
Foto ilustruese TIRANA- Një skenar dhe metodë operimi që zbatohet edhe në ditët e sotme, me rekrutimin e intelektualëve ...
Ish-oficeri i Sigurimit TIRANA- Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ...
Foto ilustruese TIRANA- Në rrëfimet e Bujar Hoxhës në librin “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, zbulohen mi...
Foto ilustruese TIRANA- Ishte viti 1983, kur Ramiz Alia kishte një vizitë në Kukës, Krumë dhe Has. Inteligjenca jugosllave, q...
Foto ilustruese TIRANË - Ashtu si sigurimi shtetëror shqiptar kishte agjentët të dyfishtë kishte edhe Jugosllavia. Ibrahim Abazi &...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim ...
Foto ilustruese TIRANA- Ishte viti 1952, në krahinën e Lumës në Kukës vepronte një bandë e quajtur diversioniste. A...
Bujar Hoxha TIRANA- Dy profesionet më të vjetra në botë, spiunazhi dhe prostitucioni, i bashkon roli dhe ndryshimi i pamjes. Ato kan&eu...
Foto ilustruese LUSHNJE - Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rën...