3 Gusht 2023, 16:29
Nga I.A
28-vjeçari
BORSH- Një 28-vjeçar është shpëtuar ditën e sotme nga policia kufitare në Borsh. Të riut shqiptar iu fuk motori lundrues Jet Ski natën e kaluar dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi. Policia arriti që ta lokalizonte në kohë të riun dhe ta shpëtonte pas 10 orësh kërkimi në det.
Njoftimi i Policisë:
Borsh/Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari. Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin. Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese. Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, ky shtetas, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.
Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit. Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit. Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.” Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.
policia
Aktualitet
3 Gusht 2023, 15:49
I.A
Akademia e Shkencave
TIRANË- Dy emrat e propozuar nga Akademia e Shkencave për të qenë në Komisionin e Pavarur Ad Hoc ja...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 15:23
I.A
Artan Fuga
TIRANË- Akademiku Artan Fuga i ka dërguar një letër Avokates së Popullit Erinda Ballanca në lidhje me plot&eu...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:57
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Abdyl Kacaca, banues në Durrës është kapur në flagrancë nga policia, pasi shpërndante ...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:32
f.i
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Policia në Sarandë ka arrestuar dy shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema, 45 dhe 51 vjeç, pasi ish...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:26
k.m.
Inxhineria e ndërtimit
TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e godinës së Univeritetit t...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:20
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Gent Sherifi është një emër që nuk ekzistonte deri pak kohë më parë në listën...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:09
k.m.
Foto ilustruese
Pavarësisht se viti 2022 ishte i vështirë për sektorin minerar për shkak të çmimeve të energjis&e...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:00
f.i
Luljeta Preza
DURRËS- Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza n&eu...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:58
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një 52-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ka qenë duke gërryer me ekskavator shtratin e lum...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:35
k.m.
Pamje nga operacioni
KRUJË- Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve nark...