3 Gusht 2023, 13:09
Nga k.m.
Foto ilustruese
Pavarësisht se viti 2022 ishte i vështirë për sektorin minerar për shkak të çmimeve të energjisë, rritja e kërkesës për lëndë të parë ne tregun global duket se ka amortizuar këtë ngërç. Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se të paktën prodhimi i kromit ka shënuar një rritje të shpejtë në raport me vitin 2021 duke regjistruar rreth 933 mijë tonë mineral dhe ky kryesisht për eksport.
“Shqipëria është e njohur për potencialin e saj të rëndësishëm në mineralin e kromit, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut dhe Ballkanit. Në aktivitetin minerar të kromit, deri më 31.12.2022 janë 249 licenca shfrytëzimi minerare aktive. Aktivitetet prodhuese janë të përqendruara në qarkun e Bulqizës me rreth 122 leje aktive të ndjekura nga qarku i Kukësit, Tropojës dhe Hasit.
Deri në fund të vitit 2022, në këtë degë të industrisë minerare u prodhuan 932686 ton mineral kromi kryesisht për eksport. Depozitimet kryesore të kromit ndodhen në Ofiolitet e zonës së Brezit Lindor, në drejtim Tropojë-Kukës-Bulqizë-Shebenik-Pogradec. Në ofiolitet e brezit perëndimor evidentohet më pak zhvillim në vendburimet e mineralit të kromit,”- thuhet në publikimin e AKBN.
I njëjti dokument ndalet edhe në rajonet kryesore ku dominon krimo. Kështu nga këndvështrimi gjeologjik, ekzistojnë tre rajone kryesore ku gjendet xeherori i kromit:
AKBN nënvizon se masivi ultramafik i Bulqizës është masivi më i madh me potencial kromi, ku ndodhet miniera e kromit e Bulqizës. Ky është unik në llojin e tij dhe ka karakteristika të mira sasiore dhe cilësore dhe një sfidë për gjeologët dhe inxhinierët e minierave.
Raporti vëren se në vend ka edhe disa zona që shfaqin perspektive për kërkimin e mineralit të kromit. Të tilla janë : 1. Thellësia e Veriut, Depozita e Bulqizës, Depozita e Qaf Ballit, Porta Bater-Lugu I- Zona Fushe Lope, Liqeni Sopeve-Zona Theken-Ternova, Thellësia e depozitimit të Thekenit; 2. Zonat përreth Kalimashit 1,2,3 dhe Depozitat e Perroit të Batres; 3. Dukuritë e mineralizuara në masivin Shebenik-Pogradec dhe zonën Katjel-Shesh Bush-Poiske; 4. Masivi i Lurës në qarkun e Dibrës etj./Monitor
prodhimi i kromit
Aktualitet
3 Gusht 2023, 13:00
f.i
Luljeta Preza
DURRËS- Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza n&eu...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:58
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një 52-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ka qenë duke gërryer me ekskavator shtratin e lum...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:35
k.m.
Pamje nga operacioni
KRUJË- Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve nark...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:29
f.i
foto ilustruese
KAPSHTICË- Numri i personave që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitare tok&eum...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:31
k.m.
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet ...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:24
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Durrës. Sipas Policisë së...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:18
f.i
pamje nga arrestimi
SARANDË- Dhimitri Guxo, 24 vjeç është arrestuar nga polivia, pasi shpërndante doza kanabisi në Ksa...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:14
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- 32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë t...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:12
k.m.
Foto ilustruese
BILISHT- Një aksident ka ndodhur ndodhur paraditen sotme në Bilisht, ku një makinë ka përplasur një vajzë...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 11:58
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtorin e Drejtorisë s&e...