LIVE UPDATES
Aktualitet

Kalendari i festave në Vlorë/ Nga 26-29 nëntor, nis me Panairin e Kulinarisë dhe mbyllet me koncert, Bedinaj: Na suportoni

Surpriza apo qershia mbi tortë e kalendarit të eventeve dhe të operatorëve turistikë në Vlorë do të jetë pasditen e 28 nëntorit, ku do të zhvillohet koncerti i Pavarësisë. Gjithçka do të mbahet në bulervardin "Vlorë-Skelë", nga ora 17:00-21:00 nën prezencën e emrave më të njogur të muzikës si Maja, Irma Libohova, Ronela Hajati, Urban Band, Xhesika Polo dhe shumë surpriza të tjera.

22 Nëntor 2022, 22:17 Nga F.M
Kalendari i festave në Vlorë/ Nga 26-29 nëntor, nis me Panairin e
Vasil Bedinaj

VLORË- Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Unioni Turistik Shqiptar, me iniciativën e veçantë të operatorëve turistikë në Vlorë, organizojnë një sërë aktivitetesh të cilët do të gjallërojnë qytetin duke i veshur ngjyrat kuqezi dhe atmosferën e festës. Operatorët turistikë të Vlorës, të mbledhur së bashku, kanë detajuar një axhendë festive, duke e sponsorizuar atë, e cila fton në Vlorë të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Diasporë dhe pse jo në emigrim, që të jenë këtu për të festuar së bashku, në datat 26, 27, 28 dhe 29 nëntor. Kështu, sipas kalendarit të eventeve, aktivitetet e sponsorizuara nisin më datë 26 nëntor, ditën e shtunë, me panairin e kulinarisë. Nga ora 11:00-12:00, panairi do të jetë i hapur në Lungomarë, nga data26 deri më 29 nëntor, teksa do të sjellë produkte ushqimore dhe verë. Po ashtu, më datë 26 nëntor, do të organizohet dhe një ekspozitë me fotografi, 999 portrete shqiptare nga David Cuka. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur nga data 26-29 nëntor.

Ndërsa më 27 nëntor, pritet të zhvillohet një konferencë akademike për promovimin e territorin me temën 'Vlora, destinacioni i familjes', në universitetin e Vlorë  "Ismail Qemali", nga ora 17:00-18:00. Po më datë 27 nëntor, do të zhvillohet festivali isopolifonik i fëmijëve, ku 110 fëmijë nga trevat shqiptare, do të jenë pjesë e tij në Pallatin e Kulturës, nga ora 18:00-20:00. Kulmi i aktiviteteve do të jetë ditën e hënë, më datë 28 nëntor. Kjo garë do të startojë me garën e çiklizmit. Skuadra e Flamurtarit në çiklizëm do të zhvillojë një spektakël në Lungomare nga ora 11:00-12:00. Surpriza apo qershia mbi tortë e kalendarit të eventeve dhe të operatorëve turistikë në Vlorë do të jetë pasditen e 28 nëntorit, ku do të zhvillohet koncerti i Pavarësisë. Gjithçka do të mbahet në bulervardin "Vlorë-Skelë", nga ora 17:00-21:00 nën prezencën e emrave më të njogur të muzikës si Maja, Irma Libohova, Ronela Hajati, Urban Band, Xhesika Polo dhe shumë surpriza të tjera. Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë për Jugun e vendit Vasil Bedinaj thotë se së bashku kanë përmbushur disa iniciativa për të nxitur biznesin në vend, motivuar dhe kontribuuar në komunitet.

“Për një atmosferë ndryshë në këtë vit jubilar, vetëm bashkë i kthejmë dinjitetin Vlorës dhe flamurit. Si vlonjat dhe si njeri që jetën e punën e kam të lidhur me Vlorën, besoj se kjo është festa jonë. Meritojmë të jemi kryeqendra e festimeve dhe kjo është fetsa jonë. Kërkojnë miqësisht nga secili prej jush që të na suportojë me sa dhe si mundet për ta kthyer Vlorën në kryeqytet për tre ditë. Ju mirëpresim në Vlorë në këtë fund nëntori, Vlora në ditën e pavarësisë është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, por është detyra jonë të tregojmë dinjitet për t’i pritur,”- thotë Bedinaj.

Vlora ka bërë gjithashtu një ofertë për të gjithë ata që duan të kalojnë festat në këtë qytet. Mund të rezervoni dy netë qëndrimi dhe më 28 nëntor të akomodoheni falas në Vlorë. 25 euro nata personi, mëngjesi i përfshirë.

Darkë gala me muzikë live për 20/euro personi. Shëtitje panoramike me anije në gjirin e Vlorës për 1 mijë lekë. Falas: Koncerti i madh në qytet. Aksesi në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, oferta për fëmijët 0-4 vjeç. (5-12 vjeç paguajnë 50% të vlerës).

vlore vasil bedinaj 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje