10 Janar 2023, 09:59
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme 55 vjeçarin Naim Maloku në Kamëz. Sipas Policisë në kuadër të operacionit "Ëndrra e keqe", ky person rezulton u dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Maloku është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kamëz, Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Ëndrra e keqe”, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni i nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.
55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.
policia e shtetit naim maloku
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:53
A.B
Arrestimi
ELBASAN- Sixhei Hoxhallari dhe Gerti Paja janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia pasi janë kapur në flagrancë me...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:41
A.B
Arrestim
FIER- Fluger Xhafa është vënë në pranga pasi është kapur në flagrancë duke shitur një sasi l&eum...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:37
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Juljan Shkambi, 29 vjeç, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident m...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:36
A.B
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Për tre ditë me radhë, opinioni publik po flet për skandalin e vjedhjes së më...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:32
k.m.
Foto nga terreni
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se edhe pse në zonat malore kanë nisur reshjet e dëb...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:24
A.B
Moti i keq
SHKODËR- Rikthehet moti i keq në vend! Në Shkodër kanë nisur problemet e para. Bashkia bën të ditur se gjat&e...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:09
a.l
Vlorë
VLORË- Moti i keq ka pushtuar edhe qytetin bregdetar të Vlorës, ku erërat e forta kanë krijuar një det të tra...
Aktualitet
10 Janar 2023, 09:04
A.B
Policia
ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në zonë....
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:48
A.B
Shtepi bari
BRITANI- Autoritetet kanë vënë në pranga një shqiptar për rritjen e kanabisi në një banesë me vler...
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:43
A.B
Mesues
TIRANË- Vit i ri, probleme të vjetra. Edhe pse data shënon 10 janar, mësuesit nuk kanë ende në llogari pagat për...