17 Qershor 2022, 22:47
Nga DOSJA
kembesoret
TIRANË- Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 aksidente me 58 viktima, ku numri më i lartë i aksidenteve rrugore është në Tiranë. Po sipas Instat aksidentet rrugore në shumicën e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes se këmbësorit dhe më pas për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Muaji Maj ka shënuar po ashtu një rekord aksidentesh, ku ai që nuk kaloi pa tronditur çdo qytetar ishte kur një 39 vjeçar përplasi në vijat e bardha çiftin Konomi bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh.
Pikërisht për këtë problematikë Fiks Fare sërish sjell në vëmendje pakujdesinë e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë rregullat që parashikon kodi rrugor dhe përfundojnë në aksidente fatale.
Por a janë vetëm drejtuesit e mjeteve shkaktarë për këto aksidente? Sëbashku me specialistin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë , z. Gerard Baka , Fiksi vetëm gjatë një dite vëzhgimi evidentuan raste të pafundta shkeljesh, sidomos nga këmbësorët. Sipas specialistit shkaktarë të aksidenteve të ndodhura janë 50% këmbësorët dhe 50% përdoruesit e mjeteve. Gjatë vëzhgimit të Fiksit u panë shumë këmbësorë të shkelnin rregullat e qarkullimit rrugorë duke u kthyer kështu në një burim aksidenti. U evidentuan shkelje flagrante të këmbësoreve te cilët kalonin barrierat e rruges, mosrespektimi i vijave te bardha si dhe kalimi me semafor te kuq. Pas nuk mbeten as motoçikletat apo edhe drejtuesit e biçikletave, të cilët nuk respektojnë qarkullimin në korsitë e dedikuara për ta.
Por ndëshkimi i këmbësorëve është i vështirë, pasi ligji është, por nuk ka zbatim. ” Ligji ekziston por ne aktualisht nuk marrim asnjë masë kundrejt shkeljes që bëjnë këmbësorët, pasi është e vështirë vjelja e masës administrative dhe nëse kjo nuk bëhet, gjoba del nul. Pra është e kotë” shprehet specialisti i policisë rrugore.
Pas z. Baka nuk lë edhe kulturën që kanë qytetarët në përdorimin e rrugës dhe e vetmja zgjidhje për këtë është që disa institucione të koordinohen e bashkëveprojnë midis tyre. Duke filluar nga Ministria e Arsimit për ta bërë lëndë më vete sesi qytetarët duhet ta përdorin rrugën. Pa anashkaluar këtu bashkëpunimin midis Ministrinë e Transporteve dhe policinë rrugoren për të shmangur sado pak numrin e aksidenteve që çdo ditë përgjakin rrugët tona.
Marrë nga Top Channel
instat aksidentet në shqipëri gerard baka
Aktualitet
17 Qershor 2022, 22:03
Foto Ilustruese
LUSHNJE- Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se shkak për flakën, k...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:21
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se në vendin tonë krahasim me vitin e kaluar janë ulur importet. Me an&eu...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:17
F.M
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit
ELBASAN- Sherri mes dy personave që degradoi në përgatitjen e një atentati ka nisur tre jav...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:15
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Importi i hidrokarbureve në Shqipëri shënoi një rënie dramatike me 18% në muajin maj në kra...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:12
I.A,F.M
Eduart Gjokutaj
TIRANË- Eksperti i taksave Eduart Gjokutaj komentoi rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. I ftuar n&eu...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:59
F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- 38-vjeçari Ermal Matishi që qëlloi me armë zjarri drejt të riut të identifikuar si Arben Bek...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:47
I.A,F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Policia ka publikuar të dhëna në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. M&...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:33
F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:22
I.A
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin d...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:25
Nevila Dervishi
Kanabis, Fushë Krujë
FUSHË KRUJË- Një numër i ekzagjeruar banorësh të fshatrave Halil, Arameras dhe Nikël jan&...