LIVE UPDATES
Aktualitet

Keqtrajtimi i burgosurit shqiptar në Greqi nga 4 policë, MEPJ: Autorët u arrestuan për torturë. Çështja është adresuar te homologët vendas

Ministria e jashtme thotë më tej se Konsulli i Shqipërisë në Athinë Sofokli Vasilli ka komunikuar direkt me z. Zefi, duke i siguruar komunikim të drejtëpërdrejtë dhe mbështetje.

17 Mars 2023, 22:36 Nga k.m.
Keqtrajtimi i burgosurit shqiptar në Greqi nga 4 policë, MEPJ:
Foto ilustruese

Ministria e Jashtme shqiptare iu përgjigj të premten interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me keqtrajtimin e një të burgosuri shqiptar në Greqi nga katër policë grek, pak ditë më parë.

“Sa i përket, çështjes së shtetasit shqiptar Sajmir Zefi dhe keqtrajtimit të tij nga forca të policisë greke, përfaqësia shqiptare në Athinë informon se ka marrë kontakte fillimisht me Ministrinë për Mbrojtjen e Qytetarit lidhur me këtë çështje”, thotë Ministria e Jashtme shqiptare.

Përfaqësia në Athinë, thuhet më tej, është informuar nga Ministria greke se nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, katër policë u arrestuan në vendngjarje të shtunë, 11 mars 2023, të akuzuar për torturë dhe fyerje të një të burgosuri në bashkëpunim. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente”, thuhet në reagim.

Ambasada shqiptare në Athinë thotë më tej Ministria e Jashtme shqiptare ka intensifikuar kontaktet me palën greke, edhe nëpërmjet Konsullit shqiptar, i cili menjëherë ka kontaktuar Drejtorinë e Burgut të Koridhalosë ku është informuar se “ngjarja nuk ka ndodhur në këtë institucion, por gjatë transferimit të tij në këtë burg”.

“Menjëherë janë marrë masat për stabilizimin e situatës së krijuar dhe shtetasi shqiptar është trajtuar nga ana mjeksore dhe ndodhet në kushte normale në këtë institucion, kanë informuar autoritetet e burgut konsullin shqiptar”.

Ministria e jashtme thotë më tej se Konsulli i Shqipërisë në Athinë Sofokli Vasilli ka komunikuar direkt me z. Zefi, duke i siguruar komunikim të drejtëpërdrejtë dhe mbështetje. Zefi i ka konfirmuar atij se “ndihet i sigurtë në ambientet e burgut dhe nuk ka asnjë pakënaqësi lidhur me autoritet e këtij insitucioni”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Lidhur me ngjarjen Ministria e Jashtme ka njoftuar se edhe Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka zhvilluar më datë 14 Mars një takim me zv. ministrin për Mbrojtjen e Qytetarit Elefterios Oikonomou, përgjegjës për policinë greke, të cilit i ka shprehur shqetësimin e palës shqiptare lidhur me këtë ngjarje.

Siaps Ministrisë së Jashtme shqiptare zëvendës ministri grek ka shprehur keqardhjen për ngjarjen duke dënuar dhunën e ushtruar nga policët grekë, duke shtuar se “nga ana jonë reagimi ka qënë i menjëhershëm dhe janë marrë të gjitha masat. Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë ka arrestuar policët dhe aktualisht ata po përballen me drejtësinë. Policët e akuzuar nuk janë më pjesë e stukturave të policisë greke për shkak të kësaj ngjarjeje”.

Zv. Ministri grek e ka siguruar Ambasadoren Hajdaraga “se ky është një rast sporadik ndaj të cilit po merren të gjitha masat në mënyrë që mos të ketë përsëritje në të ardhmen”.

Ministria e Jashtme shqiptare thotë se “ambasada shqiptare në Athinë me strukturat e saj mbetet në ndjekje të ngjarjes”.

Mjetet greke të informimit njoftuan dy ditë më parë se katër policë grekë të arrestuar “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar u lanë të lirë.

Oficerët e policisë u lanë të lirë pas kërkimit të faljes prej tyre, njoftuan mediat greke.

Punonjësit e policisë në detyrë ishin përgjegjës për ruajtjen e transferimit të të burgosurve nga Kavalla e Selanikut në burgun e Korydhalos dhe u arrestuan nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi i burgosuri shqiptar Sajmir Zefi deklaroi se e rrahën dhe torturuan, i vendosën në kokë një helmetë motori dhe kur kishte kërkuar ujë, oficerët e refuzuan.

Mjeku që shkoi në burg konfirmoi se rrahjet e pësuara nga i burgosuri shqiptar ishin bërë 24 orët e fundit para pranimit të tij në burg, ndërsa u konfiskuar rrobat që i burgosuri mbante gjatë transferimit.

Ofiecerët grekë nuk kishin pranuar se kishin ushtruar dhunë dhe sipas tyre vendosja e helmetës ishte bërë pasi i burgosuri kërkonte të dëmtonte veten në momente irritimi në mjetin burg ku po transferohej me 10 të burgosur të tjerë.

Sajmir Zefi, babi i dy fëmijëve vuante dënimin me burg për drogë dhe grabitje në burgun e Koridhalosit dhe ishte transferuar në Kavalla të Selanikut për një tjetër proces gjyqësor për kundravajtje. Procesi sipas 32-vjeçarit shqiptar ishte zhvilluar pa praninë e tij dhe ai ishte dërguar një ditë më vonë në gjykatën greke për t’u njohur me vendimin./VOA

dhunohet shqiptari ne greqi sajmir zefi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen