15 Qershor 2022, 14:06
Nga A.B
Droga
BRAZIL- Sasia e kokainës e zbuluar në banesën e shqiptarit Altin Drimadha në Brazil ruhej nga dy brazilianë të armatosur. Sasia e pakove ishte e mbështjellë me logon e firmës 'Louis Vuitton' dhe ishin bërë gati për t'i dërguar në Antëerp, Belgjike. Shqiptari dyshohet se është në arrati e se mund të gjendet në kufijtë e Bolivisë.
25 oficerë të policisë federale hynë në banesën e Drimadhes, çarmatosën dy rojet braziliane të cilat ishin duke ruajtur sasinë e drogës e më pas zbuluan edhe 230,000 dollarë. Policia konfiskoi edhe dy telefona celularë të koduar, dy pushkë sulmi AK 47 dhe një USB që përmbante një video regjistrim të procesit të ngarkimit të kokainës.
Deri më tani janë arrestuar dy brazilianët të cilën u gjetën në banesë në momentin që u bë aksioni. Po ashtu, është zbuluar edhe një sasi tjetër droge e cila bën pjesë në grupin e shqiptarit.
Garda Kombëtare Republikane arrestoi kapitenin, oficerin, inxhinierin dhe marinarët e jahtit me flamur maltez. Ekuipazhi, me origjinë nga Italia, Filipinet, Republika Domenikane dhe Ekuador, është përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës. Autoritetet portugeze kanë arrestuar gjithashtu edhe gjashtë studentë australianë të doktoraturës, të cilët u kapën në një jaht, me 650 kg kokainë, pjesë e grupit të Drimadhe.
Drimadha vepronte me trafikun e drogës në disa vende si: Adelaide dhe Brisbane - Australi, Amsterdam - Holandë, Antëerp - Belgjikë, Monte Carlo - Monako. Gjithsej është sekuestruar 1000 kg kokainë e pastër (350 kg në Sao Paulo, 650 kg në jaht), 230 000 dollarë amerikanë, 60 000 dollarë australianë, 6 pushkë sulmi AK 47, një USB, shkop dhe 4 telefona celularë të koduar.
altin drimadha 350 kg kokaine ne brazil
Aktualitet
15 Qershor 2022, 13:48
A.B
Kokainë
TIRANË- Megaoperacion me 1000 kg kokainë! 350 kg është sekuestruar nga Policia e Brazilit mëngjesin e 7 qershorit. L&...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 13:28
k.m.
KORÇË- ‘Tree Hotel’’ është sekuestruar nga policia me dyshimin se është ndërtuar nga të ardhurat e...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:50
A.B
SPAK
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e tre anëtarëve të familjes Prenga të cilët kund&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:50
A.B
Policia Shkodër
SHKODËR- Prej dy javësh, dy vëllezër të mitur janë zhdukur nga banesa. Nëna e tyre, Donika Kola ka...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:43
d.a
Policia italiane
ITALI- 22-vjeçari shqiptar i arrestuar të dielën e 12 qershorit nga karabinierët e Cattolica për përd...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:37
d.a
Policia italiane
ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për keqtrajtim dhe dhunë ndaj ish-bashk...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:30
j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Nj...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:08
j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi janë dokumentuar disa raste vjed...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:09
Aristir Lumezi
Gledis Nano në SHBA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zbuloi qëllimin e vizitës s&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2022, 12:02
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Sulmi me acid ndaj një gruaje në Durrës ndodhi si shenjë hakmarrje pas ndarjes. Pasi policia shpalli n&eum...