Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në 28 Dhjetor të vitit 2010 konsorciumi mori njoftimin e shpalljes fitues ndërsa negociatat për kontratën u hapën në 20 Prill 2011.
Shteti shqiptar përballet sot në arbitrazhin ndërkombëtar me një kompani konçesionare e cila deri në vitin 2020, operonte terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit.
Çështja i ka fillesat në 25 nëntor të vitit 2010, kur paraqiti ofertë për konçesion bashkimi i kompanive turke “Durrës Kurum Shiping” dhe “Global Liman Isletlemeri”. Në 28 Dhjetor të vitit 2010 konsorciumi mori njoftimin e shpalljes fitues ndërsa negociatat për kontratën u hapën në 20 Prill 2011. Pas fitimit të kontratës, dy kompanitë e konsorciumit krijuan subjektin koncesionar “Durrës Container terminal”.
“Nuk është më zbatuese e kësaj kontrate pasi autoriteti kontraktor e zgjidhi kontratën me shoqërinë dhe arsyeja e zgjidhjes është për shkak të mospërpushjes së detyrimeve në kontratën koncesionare”, thotë Lorena Janaqi, ish drejtore Juridike pranë Autoritetit Portual.
Të paktën dy vendime gjykatash i kanë dhënë të drejtë Autoritetit Portual për ndërprerjen e kontratës me kompaninë koncesionare “Durrës Container Terminal”. Raportet me këtë subjekt kanë qenë të tensionuara qysh në vitet e para të koncesionit për shkak të krijimit të problematikave të ndryshme gjatë operimit dhe për investimet e munguara. Në dhjetor të vitit 2013, kompania bllokoi mbi 800 kontejnerë me mallra duke sjellë pasoja të rënda për bizneset importuese. Këtu nisi të bëhet publike një problematikë që ekzistonte prej kohësh. Koncesionari fajësonte aso kohe Autoritetin Portual për bllokimin e punës pasi nuk lejonte operimin e vinçit “Gottëald HMK’ që ishte blerë nga operatori privat. Në fakt, vinçi në fjalë përbënte rrezik për kalatën 6 të portit siç vërtetohet në vendimin e Gjykatës që i referohet ekspertizës së kryer.
“Ky vinç jo vetëm që nuk është i përshtatshëm për kalatën nr. 6, përkundrazi edhe thjeshtë qëndrimi i tij në këtë kalatë rrezikon seriozisht integritetin e kalatës dhe të shesheve të saj. Raporti teknik i përgatitur nga grupi i punës i ngritur në Autoritetin Portual Durrës ka arritur në këtë përfundim pasi ka konstatuar se pesha e vinçit Gottèald HMK 7408 e tejkalon peshën e lejuar në kalatën nr. 6 me 7,4 herë”, citohet vendimi i gjykatës në çështjen mes konçesionarit EMS dhe Autoritetit Portual Durrës.
Pra, këtu jemi para një shkelje të hapur të kontratës koncesionare. Në nenin 2, pika 5, paragrafi 9 në kontratën koncesionare saktësohet se në kalata nuk duhet të tejkalohet presioni me 4 ton për metër katror ndërsa për sheshet e porteve jo më shumë se 6 ton. Referuar vendimit të gjykatës, presioni që ushtronte vinçi i konçesionarit DCT ishte plot 29.3 ton për metër katror. Thënë më thjesht, konçesionari rrezikonte gjatë gjithë kohës shembjen e kalatës që do të sillte dëmtimin e një aseti të rëndësishëm publik./TopChannel
Dokumenti Në një tjetër korespondencë që Inside Story ka siguruar, zbulohet futja në port e një tjetër vinçi...
Ilir Hoxha Referuar kontratës konçesionare të vitit 2013, kompania EMS ka detyrim të investojë gjatë periudhës 35-vje&...
Foto ilustruese Bazuar në kontratë, koncesionari EMS shtrihet në kalatat 10 dhe 11 në një sipërfaqe prej 20,5 hektarësh....
Dokumenti Historia e këtij koncesioni në terminalin Lindor nis në 27 Korrik të vitit 2012 kur kompania e regjistruar në Gjermani &...
Pamje nga përplasja Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, t...
Foto ilustruese TIRANË- Një sherr banal mes adoleshentëve në Tiranë për pak sa nuk ka përfunduar në një tjet&e...
Porti i Durrësit Inside Story, ka siguruar dokumente ekskluzive që bëjnë fjalë për inspektime që lidhen jo vetëm m...
Pamje nga Durrësi Në 5 vitet e fundit, në Terminalin Lindor të portit Durrës janë përpunuar mbi 3 milionë tonë...
Pamje nga vendi i ngjarjes KAVAJË- Edmond (Armand) Gosa është një prej dy 43-vjeçarëve që mbeti viktimë nga konfl...
Në emisionin “Në Shënjestër” po trajtohet rasti i ndarjes nga jeta e Briken Hoxhës, shqiptarit që humbi jetën n...