Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me instalimin e diktaturës në Shqipëri, bashkë me gjithë pronat tjera, shteti sekuestroi edhe lagunën, pronësi e familjes Mlika. Ardiani është një nga pasardhësit e familjes Mlika, pronar tokash të shpronësuar nga regjimimi komunist në fillim të viteve ‘40.
LEZHË- Një javë më parë Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi me 3 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Frrokaj dhe disa zyrtarë të bashkisë së qarkut Lezhë kishin tjetërsuar më shumë se 200 mijë metër katrorë tokë në bregdet. Bashkë me zyrtarët u dënuan dhe personat që kishin përfituar nga kjo masakër mjedisore. Por ky nuk është rast i izoluar.
“Piranjat” kanë zbuluar një rast tjetër, ku shteti ka abuzuar me pronat e qytetarëve sërish, aty ku shteti ka abuzuar me pronat në parkun natyror “Kune-Vain -Tale”, zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur në vitin 1940 si rezervat gjuetie.
Prona e parkut natyror i përket me dokumente Xhemal Mlikës, por aty është ndërtuar hoteli dhe restoranti i familjes Loshi, të cilët pretendojnë se kanë blerë pronën 20 vite më parë. Me instalimin e diktaturës në Shqipëri, bashkë me gjithë pronat tjera, shteti sekuestroi edhe lagunën, pronësi e familjes Mlika. Ardiani është një nga pasardhësit e familjes Mlika, pronar tokash të shpronësuar nga regjimimi komunist në fillim të viteve ‘40.
Më rënien e sistemit komunist në vitin 1991 pjesëtarë të kësaj familje nisën të interesohen për pronat e tyre me idenë se do ti riktheheshin sipas ligjit. Në fakt Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i njohu familjes Mlika 1 mijë dynym tokë, pavarësisht dokumenteve kadastrale me 2500 dynym pronësi. Në realitet Komisioni i ktheu kësaj familjeje vetëm 200 dynym më pak se 1 të dhjetës të pronës.
Me kalimin e viteve ai dhe familjarët e tij u përballën me një problematikë të re, atë të abuzimit me pronën e tyre. Nga “boomi” i ndërtimeve pa leje në fillim të viteve 2000 nuk mund të bënte përjashtim as laguna në parkun “Kune-Vain-Tale” . Një ndër ndërtimet pa leje, Hotel, Bar-Kafe i Ndue Loshit.
Edhe pse ka është ndërtuar pa leje objekti (Hotel Restorant Diella) i Ndue Loshit është pajisur me leje ndërtimi në vitin 2011 nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut Lezhë. Restoranti është ndërtuar aty që në vitin 1998. Kur Ardiani ka kërkuar pronën e tij, është kërcënuar nga ndërtuesit e “Hotel Restorant Diella”, familja Loshi thotë se e ka blerë pronën nga kushërinjtë e Ardianit, 20 vite më parë.
“Letrat shko merri te kushërinjtë e tu. Do kesh shumë probleme nëse vazhdon”, i thotë djali i Ndue Loshit Ardian Mlikës.
Këshilli i Qarkut Lezhë nuk dha asnjë përgjigje, duke thënë se ka të bëjë me leje të përkohshme ndërtimi për kioskë.
Marrë nga Abcnews.al
Piranjat TIRANË- “Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë risjellë sërish kët&e...
Foto Ilustruese BRITANI E MADHE- Shqipëria ka qenë dikur destinacioni për drogën, abuzimin me fëmijët, vrasjet mes bandave, g...
Vendi ku ndodhi ngjarja në Kamëz KAMËZ- Nuk kishte të shtëna në ajër. Në njoftimin shtesë, policia ka sqaruar ...
Piranjat ELBASAN- “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar sërish çështje...
Kostandin Kacifa TIRANË- Historia e Kostandin Kacifasit, minoritarit grek që humbi jetën pasi sulmoi me armë policinë shqiptare, i...
Piranjat PRISHTINË- Maniakët, përdhunuesit, abuzuesit me të mitur tashmë janë një fenomen i shtuar në shoqërin...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Liberalët duhet të pranojnë se dështimi për t'u marrë me abuzimin flagrant të azilit &eu...
Spartak Dyrmishi TIRANË- “Piranjat” të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë sjellë në vëmendje të...
Delvinë DELVINË- “Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj kanë sjellë në puntatën e kës...
Vendi ku pati të shtëna në Kamëz KAMËZ- Të shtëna me armë në Kamëz! Dosja.al ka mësuar se një p...