Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga policia e Vlorës nuk bëhet me dije nëse ka pasur persona të shoqëruar në lidhje me vendosjen e ketyre kamerave.
VLORË- Policia ka çmontuar 16 kamerat sigurie që ishin vendosur në pikat kyçe të qytetit bregdetar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se kamerat ishin të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm dhe ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Nga policia e Vlorës nuk bëhet me dije nëse ka pasur persona të shoqëruar në lidhje me vendosjen e ketyre kamerave.
Aksioni në Vlorë vjen pas atij në Shkodër ku janë çmontuar mbi 40 kamera sigurie. Deri më tani kanë përfunduar në polici pesë persona që dyshohet se kishin lidhur kamerat dhe përmes tyre monitoronin veprimet e rivalëve dhe të policisë.
Njoftimi:
Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”. Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet. Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale. Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se 11 qytetarë janë infektuar...
Kamioni me kanabis TURQI- Dalin pamjet e çmontimit të kamionit që transportonte drogë nga Shqipëria në Stam...
Foto ilustruese Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikim...
Pamjet e drogës ITALI- Dalin pamjet e kokainës së kapur në megaoperacionin mes Italisë dhe Shqipërisë. Siç duket ...
Pamje nga përgjimet ITALI- Zbardhen përgjimet dhe mënyrat sesi bossi i një grupi kriminal mësonte "pusherin" që të ndant...
Foto ilustruese Situata gripale e rënduar ka bërë që qytetarët të rendin me shumë drejt vaksinës antigrip e duke ha...
Autoriteti i Mediave Audiovizive TIRANË- Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të...
Ervis Hila TIRANË- Rrjeti “Safe Journalists”, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias n&...
Rovena Voda TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me anti-mafian itali...
Tracy Walder SHBA- Ish-kolegia e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Tracy Walder shprehet se vënia nën akuzë e ti...