Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Cërloj u pezullua menjëherë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore.
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme Indrit Cërlojin për shpërdorim detyre. Ky arrestim vjen, një ditë pasi ai u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit.
Cërloj u pezullua menjëherë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore. Në kuadër të kësaj ngjarje janë pezulluar nga detyra edhe persona të tjerë.
Konkretisht nga detyra janë shkarkuar:
Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Aulon Quku – Kryeinfermier;
Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
fot ilustruese TIRANË- Një pjesë nga bisedat e përgjuara që ndodhet në dosjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Agim Ism...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka nisur hetimin për dy punonjëset e postës në Devoll. Ato dyshohen se kanë vjedhur ...
foto ilustruese ITALI- Qeveria italiane ka prezantuar një paketë të re masash për sigurinë publike, e cilësuar nga vetë ...
Foto ilustruse KORÇË- Babai i të ndjerit, Martin Çeços është proceduar penaisht nga policia, pas deklaratave se do...
Foto ilustruse GREQI- Oficerët e policisë së Krimit të Organizuar kanë arrestuar dy shqiptarë 44 dhe 47 vjeç. Ata...
FIER- Motra e Fred Lamaj, policit që dhunoi babë e bir në Fier, ka dalë me një deklaratë publike për të sqaruar&...
Foto ilustruse SHKODËR- Situata e shkaktuar nga përmbytjet dhe moti i keq është përmirësuar në qarkun e Shkodrës. N...
foto nga vendngjarja SHKODËR- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke kontrabanduar 420 kg duhan nga Mali i Zi. S...
Foto ilustruse DURRËS- Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durr&...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të narko...