21 Shkurt 2023, 15:20
Nga I.A

DURRËS- Mbi 125 mijë euro janë gjetur mesditën e sotme në dy autobusa të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit. Mësohet se shuma totale e sekuestruar nga policia është 125 050 euro, të cilët ishin fshehur në dy autobusa. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e autobusëve, të cilëve u janë gjetur eurot e fshehura nën sediljet e autobusit. Autobusit të parë që drejtohej nga 53-vjeçari me emrin Dritan Malaj i janë gjetur të fshehura 67 460 euro si dhe me vete 9 500 euro. Ndërsa në autobusin e dytë që drejtohej nga Judmir Osmëni janë gjetur të fshehura 48 090 euro.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh. Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro. Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
sekuestrohen 125 mije euro ne durres judmir osmëni dritan malaj
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 14:49
a.l
policia italiane
BRITANI- Një 27- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nag policia, pasi ishte shpallur në kë...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 14:40
a.l
kokaina
GREQI- Një operacion blic antidroge është zhvilluar në Kretë të Greqisë. Mediat greke raportojnë se n&...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 14:24
A.B
Policia
TIRANË- Gjon Kodraj është ekstraduar ng Italia drejt Shqipërisë. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pa...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 14:19
A.B
Dhunimi
LIBRAZHD- Elektriçisti i fshatit Funare në Librazhd, Hysen Balliu është shoqëruar në komisariat dhe policia ka nisu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:40
A.B
Kliton Merkaj
BERAT- Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve t&e...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:43
k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Nuredin Dumani dëshmoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, n&eu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:25
k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan....
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:05
k.m.
Foto ilustruese
Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fiz...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
A.B
Makina
BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para t&eu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
k.m.
Alqi Bllako dhe Lefter Koka
TIRANË- Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën parapr...