17 Janar 2023, 15:00
Nga A.B

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të nisë gjyqi ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si 'Klani Duka' që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.
Në vendimin e Gjykatës që thotë se Leonard Duka, Erlis Duka, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia) akuzohen të gjithë për vepra të tilla si "Grup i Strukturuar Kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal" "Vrasja me paramendim", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko.
SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.
Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
santiago malko klani duka
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:42
A.B
Policia
TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. ...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:40
a.l
Aksident
KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qarkun Korçë. Mëso...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:31
A.B
Kleanth Laçi
TIRANË- Autori i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës, Kleanth Laçin në Tepelenë, është vet&eum...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:24
F.M
Gent Sejko dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në marrëveshje bashkëpunimi ndërin...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:17
a.l
Lumi Seman
FIER- Kërkimet në ujërat e lumit Seman në të tretën ditë radhazi për të gjetur trupin e 26- vje&cce...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:14
F.M
Bardh Spahia
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz dhunimin e...
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:03
a.l
Lezhë
LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mëngjesit të sotë...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:30
A.B
Kryefamiljarja
KLOS- Familja Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos ka mbetur në qiell t...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:24
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provu...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:20
a.l
policia
VLORË- Niko Isaraj 38- vjeç është arrestuar sot nga policia në Vlorë. Policia njofton se 38- vjeçari ishte i...