6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Bëhet me dije se janë arrestuar dy prej personave të përfshirë në këtë konfikt, 37-vjeçari që i largoi nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe 39-vjeçari Guri Mazelliu.
DEVOLL- Policia ka dalë sot me një njoftim zyrtar për sherrin e bujshëm të ndodhur ditën e djeshme në Bilisht mes disa personave. Bëhet me dije se janë arrestuar dy prej personave të përfshirë në këtë konfikt, 37-vjeçari që i largoi nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe 39-vjeçari Guri Mazelliu.
Mësohet se të dyshuarit janë janë konfliktuar për motive të dobëta, ku Mazelliu gjatë përleshjes ka plagosur me thikë një person. Policia njofton më tej se janë shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes katër persona, e dy te tjerë janë arrestuar në flagrancë. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e përdorur nga 39-vjeçari dhe dy automjete.
NJOFTIMI I PLOTË:
Devoll/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht. U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin. Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prishja e rendit dhe qetsisë publike" dhe "Shkatërimi i pronës"; Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale "Shkatërimi i pronës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Motra e Saimir Sulës TIRANA- Pas pesë vitesh pritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në ...
Aleksandër Laho DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK në Durrës. Mësohet se pas kontrollit në...
Rrumi DURRËS- Prokuroria e Posaçme dhe policia operacionale kanë ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Durrë...
Prevall KOSOVA- Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dim&eum...
Foto ilustruese KUKËS- Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesi...
Foto nga vendi KUKËS- Ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zon...
Foto ilustruese TIRANA- Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kuf...
Foto ilustruese TIRANA- Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, pë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vran&e...
pamje nga sherri BILISHT- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherri e ndodhur ditën e sotme në Bilisht. Bëhet me dije se konfl...