2 Shtator 2023, 13:27
Nga f.i
pamje nga arrestimi
VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë, ku 23-vjeçari ka vrarë babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.
Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij. 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vdes 50-vjecari ne selenice
Aktualitet
2 Shtator 2023, 13:12
f.i
pamje nga arrestimi
SHKODËR- Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “V...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 12:15
f.i
foto ilustruese
KAVAJË- Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën në spital, disa orë pasi u përplas nga një ma...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 10:59
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Një grup personash në rrethana ende të paqarta kanë goditur një punonjës policie dhe shokun...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 10:18
f.i
foto ilustruese
KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi në bashkëpunim ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:58
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shtyhet me 3 ditë regjistrimi për vitin e parë gjimnaz.
Ministria e Arsimit bën me dije se pro...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:42
f.i
foto ilustruese
DIVJAKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën Armand Nasufi...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:37
f.i
foto ilustruese
KORÇË- Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.
Sipas institu...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:26
f.i
pamje nga vendngjarja
KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili kishte kultivuar 305 bimë nark...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 08:42
f.i
foto ilustruese
FIER- Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 07:12
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Në formën e paraqitur, debati shtrohet nëse kemi të bëjmë me një skemë sigurimi a...