LIVE UPDATES
Aktualitet

'LIGJET'/ “Jam krenar”, Opozita i kthehet zv.ministrit Lamallari: Një fëmijë 13 vjeç për pak u vra në shtëpinë e tij. Policët janë kthyer tutorë kanabisi

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi pyeti zëvendës ministrin sesi mund të jetë krenarë kur në vend po ndodhin krime gati çdo ditë. 

4 Korrik 2023, 10:45 Nga A.B

'LIGJET'/ “Jam krenar”, Opozita i kthehet zv.ministrit
Komisioni

TIRANË- Deklarata e zëvendës ministrit të Ministrisë së Brendshme se është krenar për punën e institucionit që drejton, u shoqërua me replika të ashpra nga ana e opozitës. Gjatë komisionit të Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi pyeti sesi mund të jenë krenarë kur në vend po ndodhin krime gati çdo ditë. Në mbledhjen e sotme, Komisioni i ligjeve dhe i Sigurisë pati debate lidhur me mungesën e sigurisë dhe nivelin e lartë të kiminalitetit në vend. Por edhe kultivimin dhe shitjen e drogërave.  Deputetët e opozitës i kërkuan informacion, zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, për ngjarjet kriminale, që ndodhin çdo ditë, duke thënë se qytetarët nuk kanë siguri as në shtëpitë e tyre. Ndërsa ai tha se ishte krenar për punën e bërë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për kriminalitetin në vend. 

PJESË NGA DEBATI: 

Lamallari: Përsa kohë unë jam në atë institucion, prej 6 vitesh, faktet janë fakte. Jam shumë krenar dhe e them me përgjegjësi. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se ka krime, por as nuk do ketë asnjëherë.

Çupi: Për ça është krenar? Vrasje e krime përditë. Është e papranueshme, mes mund të thotë ai ashtu. Nuk jemi në kafe këtu që të japë mendim. Ai është përfaqësues i ministrisë dhe ka detyrimin të japë shpjegime.

Dogjani: Një fëmijë 13-vjeçar të shkojë në shtëpi dhe të vritet? Ça krenarie? Të vritesh në shtëpi…apo si në rastin e 13-vjeçarit që vritet te dera e shtëpisë? Që vriten dy veta në Dukagjin? Që vritet tjetri në shtëpi atje? Ju të vini këtu dhe të thoni; situata nuk është mirë. Këtu duhet të dihet se çfarë kërkon qytetari shqiptar. Kërkojmë të jemi të sigurt në shtëpitë tona. Po pihet drogë në shkolla. A është detyra e tyre për ta parandaluar? Flas si qytetar. Më vjen keq që vini këtu dhe thoni; jam krenar që pihet drogë dhe që vritet.

Metaliaj: A funksionon sistemi i parandalimit të krimeve? Kudo parcela me kanabis. Kudo inspektorë të Policisë që fshihen duke qenë edhe tutor të atyre parcelave.

Komisioni i ligjeve shqyrtoi këtë të hënë marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Saudite për luftën ndaj krimit dhe konventën për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, që u miratua me dakordësi nga të dyja palët. Lidhur me ratifikimin e konventës ndërkombëtare për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, Lamallari bëri me dije se “kjo konventë është nënshkruar nga Shqipëria në 23 nëntor 2005”.

“Të gjitha aktet që parashikohen në konventë, duhet të transpozohen në ligjin vendas. Në kuadër të procesit screening, ne rishikuam kuadrin ligjor që Shqipëria kishte nënshkruar në përmbushje të detyrimeve karshi Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ne vendosëm të procedojmë me këtë nisëm të qeverisë shqiptare për ta sjell në komision e për të vijuar me ratifikimin e kësaj konvente,” -bëri me dije Lamallari.

Teksa në mbledhje u diskutua konventa për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi informacione nëse ka burime radioaktive në vendin tonë apo jo.

BISEDA NË MBLEDHJE: 

Çupi: A keni informacion mbi burimet radioaktive në Shqipëri? Çfarë ka të shtuar ky kontroll? Mirë që firmosim letrat, por çështja është që të kontrollojmë territorin. Mbetet në letra, apo kemi informacione për burime radioaktive?

Lamallari: Në territorin e Republikës së Shqipërisë për gjendjen materiale radioaktive, por jo bërthamore. Ato janë për qëllime dobiprurëse, për shkencën dhe mjekësinë. Rregullat dhe standardet janë të përcaktuara. Ne jemi palë tashmë. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se s’do ketë asnjëherë. Faktet janë fakte..

Në fund, marrëveshja kaloi në Komision me miratimin e të dy palëve...

komisioni i ligjeve 4 qershor 2023 besfort lamallari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen