6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive. Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Ligji i ri për strehimin social ka marrë miratimin në komisione parlamentare.
Në ndryshimet e propozuara kuvendit, ndër më të rëndësishmit është përfshirja e punonjësve të administratës publike në strehimin e përballueshëm. Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive. Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Çdo institucion shtetëror do të shqyrtojë kërkesat e kredive për strehim të punonjësve të tyre, ndërsa kuotat e kredive të reja do të miratohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur punonjësi i administratës jep dorëheqjen pa kaluar pesë vite pas miratimit të kredisë ose shkarkohet me shkelje. Ndërkohë me kredi me 0% interes do trajtohen familjet e policëve të rënë në detyrë.
Gjithashtu në ligjin e ri, termi, çift i ri është zëvendësuar me familje e re. Por, anëtari i familjes së re, që do bëjë kërkesë të hyjë në programin e strehimit nuk mund të jetë mbi 38 vjeç. Ndryshime ka edhe për termin të ardhura familjare, ku sipas ligjit do të përfshihen ato që sigurohen nga pagat, veprimtaria ekonomike, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.
Për kërkesat e strehimit social në çdo bashki tashmë aplikimet do të kalojnë në e-albania, ku digjitalizimi është një tjetër pikë kryesore e ligjit të ri.
Ndërkohë, ligji mban në fuqi taksën 3% për ndërtuesit që marrin leje ndërtimi mbi 2000 metra katrorë. Nëse nuk mund të jepen si sipërfaqe fizike, ligji parashikon kompensimin në vlerë, që depozitohet në fondin social të strehimit. Bashkitë në hartimin e programeve të strehimit jo më pak se 5% do duhet t’i plotësojnë me familje të minoriteteve rome dhe egjiptiane.
Ligji tashmë pritet të kalojë në parlament, ndërsa priten edhe disa VKM që do përcaktojnë kriteret e përfitueshmërisë për punonjësit e administratës publike./TopChannel
Pamje nga aksidenti KAVAJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Qerretit në Kavajë. Në aksident j...
Ermira Godo Më shumë se 30 vjet pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, shumë nga historitë e personave dhe familjeve ...
Foto ilustruese Trendi më i fundit i vajzave të reja për të zbukuruar pamjen duke ndërhyrë në pjesë të ndryshm...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Zogu i Zi. Siç du...
Saimir Tahiri ELBASAN- Togat e zeza, ishin të gjithë pro lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Asnjë...
Foto ilustruese MILANO- Një sherr mes disa të rinjve ndodhur në Milano ku kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë. Sipas m...
Foto ilustruese DIBËR- Një 70-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se ...
Foto ilustruese “Prokuroria e Posaçme e gjeti veten në vështirësi, teksa shpallte në kërkim dhe lokalizonte drejtues ...
Foto ilustruese GREQI- Pasagjeri i fluturimit Paris-Athinë kaloi çdo kufi, duke ngacmuar seksualisht stjuardën që u përpoq ...
Foto ilustruese TIRANË- Kërkuese shkencore në Shqipëri prej më shumë se një dekade, studiuesja Natasa Gregoric Bon nga A...