Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Lirim kundrejt garancisë pasurore dhe paraqitje një herë në muaj, zbardhen kërkesat e biznesmenëve të përfshirë në dosjen "Veliaj"
Bëhet me dije se biznesmeni Elman Abule me masën arrest në burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. Biznesmeni tjetër Fatmir Bektashi ka kërkuar që t’i caktohet e njëjta datë në të cilën paraqitet edhe për dosjen Partizani. Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore. Ndërsa Meriman Palushi ka kërkuar heqje masë sigurise ose qe të paraqitet 2 herë në muaj.
12 Shkurt 2025, 21:30Nga B.Z
GJKKO
TIRANË - Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga seanca maratonë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenët e tjerë.
Teksa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim për 8 të pandehurit, janë zbardhur edhe kërkesat e biznesmenëve të përfshirë në dosje. Bëhet me dije se biznesmeni Elman Abule me masën arrest në burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore.
Biznesmeni tjetër Fatmir Bektashi ka kërkuar që t’i caktohet e njëjta datë në të cilën paraqitet edhe për dosjen Partizani. Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore. Ndërsa Meriman Palushi ka kërkuar heqje masë sigurise ose qe të paraqitet 2 herë në muaj.
Këto janë kërkesat që kanë paraqitur biznesmenët gjatë seancës gjyqësore që zgjati rreth 6 orë. Pritet vendimi nga trupa gjykuese e cila ëhstë tërhequr për të marrë vendim.