13 Mars 2023, 14:41
Nga F.M
Fatjon Murati
TIRANË- Gjykata e Apelit ka sqaruar arsyet e lirimit të Fatjon Muratit nga burgu, pas arrestimit të tij për bazën e armëve që u zbuluan në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, Apeli bën me dije se lirimi është kërkuar nga vetë Murati. I riu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal. Pikërisht ky, ka qenë edhe vendi i marrë nga Gjykata e Apelit Tiranë, nga gjyqtarja Valdete Hoxha.
Njoftimi:
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr. 951 datë 31.10.2022 vendosi: – Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Reagimi i Apelit vjen një ditë pas masakrës së ndodhur në lokalin e Muratit. Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
fatjon murati masakra e don boskos
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:42
A.B
Policia
DURRËS- Policia e shtetit ka vënë në pranga një 39-vjeçar dhe një person tjetër pasi dyshohet se ësh...
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:12
F.M
Lokali i Fatjon Muratit, ku ndodhi masakra e Don Boskos
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e masakrës së Don Boskos që...
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:01
A.B
Banesa
LEZHË- Pamjet më poshtë janë nga banesa e Preng Pjetrit, drejtuesit të Partisë Demokratike në Ungrej të Lezh...
Aktualitet
13 Mars 2023, 14:09
F.M
Fatjon Murati
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se Fatjon Murati është shpallur në kërkim. Murati ishte l&e...
Aktualitet
13 Mars 2023, 13:59
F.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një tjetër njoftim në lidhje me atentatin e ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit nj&eum...
Aktualitet
13 Mars 2023, 13:39
A.B
Policia
LUSHNJE- Agim Gjyla është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. 64-vjeçari ishte n&eu...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:50
f.g
TIRANE- Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në oborrin e banesës së Preng Pjetrit në Lezhë, ish-kryeplak...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:42
a.l
Aksident hekurudhor në Itali
ITALI- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane raportojn...
Aktualitet
13 Mars 2023, 12:35
a.l
Droga në Igumenicë
GREQI- Një sasi prej 67 kilogramë marijuanëështë sekuestruar nga policia greke në afërsi t...
Aktualitet
13 Mars 2023, 11:47
F.M
Lokali i Fatjon Muratit
TIRANË- Shënjestër e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë në “Don Bosko&...