LIVE UPDATES
Aktualitet

Lokalet e lagjeve po mbyllen për t'u kthyer në...parkim!

Ishte një biznes familjar i një çifti në moshë të mesme, që ishin kthyer nga emigrimi. Me krizën që la pas tërmeti, barit nisën t’i rralloheshin frekuentuesit. Kurse me përhapjen e pandemisë COVID-19, në çdo orë të ditës, në bar mund të dalloje lehtë vetëm familjen.

27 Janar 2023, 16:09 Nga k.m.
Lokalet e lagjeve po mbyllen për t'u kthyer në...parkim!
Foto ilustruese

TIRANË- Kaloja disa herë në ditë ndan lokalit poshtë pallatit. Lokal lagjeje, rreth 45 minuta më këmbë nga qendra. Ai ishte në katin e parë të një pallati të ri, i cili në krye të herës kur isha bërë për herë të parë banore e lagjes, 7 vite më parë, frekuentohej masivisht. Ishte një biznes familjar i një çifti në moshë të mesme, që ishin kthyer nga emigrimi. Me krizën që la pas tërmeti, barit nisën t’i rralloheshin frekuentuesit. Kurse me përhapjen e pandemisë COVID-19, në çdo orë të ditës, në bar mund të dalloje lehtë vetëm familjen.

“Unë kam punuar në Greqi zanatçi; murator, bojaxhi e gjithçka ka të bëjë me sjelljen në terezi të një shtëpie. Lokali falimentoi. Unë administroj disa apartamente me qira dhe janë me shumë leverdi, kështu që vendosa të ndryshoj objektin e biznesit dhe ta ktheja në një apartament për ta dhënë me qira. Në QKB e kam lënë statusin pezull se ka angari procesi i falimentimit”, tregon Petriti për Gazetasi.al i cili, përpos mjedisit të brendshëm, nxjerr të ardhura edhe nga hapësira jashtë e ish-lokalit duke e lënë me qira si parkim.

Të njëjtën gjë po bën edhe Agroni disa pallate më tutje.

“Kisha pak më shumë se 15 vite që punoja lokalin. Tërmeti, pandemia dhe kriza që shkaktoi lufta në Ukrainë, më dërmuan. Po punoj që ta jap si apartament me qira”, shpjegon Agroni.

Ata nuk janë të vetmit, por ky është kthyer në fenomen. Si Petriti dhe Agroni kanë disa miq të cilët po veprojnë njësoj. Këtë e konfirmon edhe Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj.

Jahaj shprehet se edhe dy vitet e ardhshme do hapen e do mbyllen derisa të arrihet ekuilibri

Ai thotë që kriza ka detyruar shumë bare dhe restorante të falimentojmë gjatë dhe pas pandemisë.

“Fenomeni i kthimit të bareve në katet e para në apartamente me qira ka nisur që në 2019. Çmimet e larta dhe në rritje të qirave për biznes, çmimet e larta të produkteve dhe ngopja e tregut me këtë lloj shërbimi, ka sjellë mbylljen e tyre. Kjo ka për të ndodhur edhe dy vite: do hapen e do mbyllen derisa të arrihet ekuilibri”- shpjegon Jahaj.

Të dhënat zyrtare të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm tregojnë se mbi 18 mijë subjekte tregtare me aktivitet të ndryshëm mbyllën përfundimisht qepenat.

Biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën mbi 93 % të bizneseve në shkallë vendi ka 350- 400 mijë të punësuar./GazetaSi

baret ne shqiperi


Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen