18 Korrik 2023, 19:13
Nga A.B
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vijimin e hetimeve për ish-ministrin Arben Ahmetaj, duke thënë se ky i fundit ishte “lëshuar politikisht” prej një viti nga kryeministri Rama. Teksa ishte i ftuar në studion e News24', ai u shpreh se arsye për këtë lëshim ka qenë zhurma e lidhjeve të Ahmetajt me inceneratorët ose një “prishje pazaresh” mes të dyve, pasi dyshohet se Ahmetaj ka qenë personi që ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja.
Sipas tij Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se çështja e portit të Durrësit është një aferë e ngjashme me atë të inceneratorëve, ku sërish në krye mbetet kryeministri.
“Rama kishte një vit që e kishte lëshuar politikisht Ahmetajn. Dihet se shkaqet mund të jenë dy, të lidhur me njëri-tjetrin. Zhurma e inceneratorëve dhe lidhjet e Ahmetajt me Zoton e Mërtirin. Shkaku i dytë është se Ahmetaj u lëshua sepse Rama donte ta lëshonte për prishje të pazareve dhe ai ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja. Fakti është që pasi fillon hetimi i Ahmetajt nga SPAK, me vonesë dhe në mënyrë të çuditshme, duke mbajtur erë hakmarrjeje nga Rama.
Ndodhi diçka tjetër dhe në hetimet e SPAK, ku del sesi kartat e kreditit të Zotos e Mërtirit janë përdorur për udhëtime të Ahmetajt, rinovime shtëpie, etj. Këto janë paratë e Ahmetajt në një farë kuptimi. Në këtë histori del se në vitin 2020 ka ndodhur një sherr mes Zotos dhe Ahmetajt. Ajo që del në tërësi është se ka një skemë të filluar që kur kanë ardhur në pushtet socialistët, se si do tërhiqen para publike për t’iu dhënë këtyre personave dhe për t’u shpërndarë për të paguar fushata elektorale, media, njerëz, etj.
Këtu ka një zullum të trashur dhe vetvetiu do këputet. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Këto i kemi ditur që në fillim, kur Ahmetaj u vendos ministër Financash. Ai u vendos për të vazhduar punët e këtyre.
Nuk kam pikë dyshimi nga ajo që njoh se edhe afera e portit të Durrësit është e ngjashme me inceneratorët. A ka apo jo prova nuk e di, por të gjithë janë bashkëpunëtorë që mbajnë njëri-tjetrin. Po të ishin parti normale do dilnin kundër fajtorëve për të mbrojtur të ardhmen politike të tyre, por këta i bëjnë të gjitha bashkë. Në krye mbetet sërish Rama”, u shpreh ai.
fatos lubonja
Aktualitet
18 Korrik 2023, 18:20
A.B
Arben Ahmetaj
Nga ANILA HOXHA:
Kerkoi leje per arrestimin e Arben Ahmetaj, deri tani i arrestuan shtepite.
Date 7 korrik 2023- SPAK kërkon nga K&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 18:11
A.B
Takimi
TIRANË- Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtua...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:58
m.s
arkeologet
POGRADEC- Një vendbanim palafit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen) është zbuluar në Lin të Pogradeci...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:44
A.B
Zjarrefikes
VLORË- Një pus me naftë është përfshirë nga flakët ditwn e sotme në Amonicë të Vlorë...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:35
k.m.
Foto ilustruese
Qarkullimi i automjeteve në vend është shtuar në qershor, teksa dhe konsumi i karburanteve është rritur. Shum...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:33
foto ilustruese
LEZHË- Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtet...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:11
A.B
Luiz Ejlli
TIRANË- Seanca gjyqësore për Luiz Ejllin, i cili akuzohet nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh për justifiki...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 17:05
a,b
Cadra
VLORË- Vijon operacioni policor i koduar "Plazh i lirë", i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave p...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 16:55
A.B
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se Rrjeti Akademik Shqiptar një institucion që ka ndërtuar sisteme informatike me programues që ja...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 16:40
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e G...