20 Qershor 2023, 09:23
Nga k.m.
Kampi në Manzë
MANZË- Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/ MEK Iran) në Manzë të Durrësit. Forca të shumta policore me grupe të shumta po zhvillojnë kontrolle në ambjentet e brendshme të kampit. Kontrolli po bëhet kundër luftës ndaj terrorizmit me urdhër të Gjykatës së Tiranës, por ende nuk dihen detaje. Deri më tani mësohet se janë sekuestruar disa servera dhe janë marrë në pyetje disa persona.
Sipas Policisë, ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Ka dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.
organizata mek manze
Aktualitet
20 Qershor 2023, 08:21
I.A
Vendi i kanabisit
KRUJË- 500 rënjë kanabisi janë asgjestuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se këto r&eum...
Aktualitet
20 Qershor 2023, 07:12
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë dit&e...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 22:51
Safet Gjici
TIRANË- Në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, shfaqet qartë se si gruaja siguron ...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 22:29
denoncimi nga gruaja
TIRANË- Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje, e cila pretendoi se kishte s...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 21:37
Sazan Guri
TIRANË- Aktivisti Sazan Guri ka rrëfyer takimin me gruan që bëri videon me ish-kryetarin e bashkisë së Kukës...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 21:33
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Safet Gjici e dinte prej kohësh regjistrimin e videos. Kjo u bë e ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se nj&...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 21:25
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se vajza në videon e Safet Gjicit, ka kërkuar mbrojtje pë...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 21:06
A.B
Safet Gjici dhe Alma
TIRANË- Pas aktit seksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, vajza e prezantuar si Alma K. i ka preza...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 20:32
A.B
Policia
KRUJË- Gjashtë persona 6 persona u përfshinë në një konflikt ditën e sotme në Krujë, për shkaqe m...
Aktualitet
19 Qershor 2023, 20:19
A.B
Policia
KRUJË- Të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh në Krujë, në pronësi...