13 Gusht 2022, 13:46
Nga k.m.
Foto ilustruese
HIMARË- 200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë është masa administrative, me të cilën u ndëshkua pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar. Pas pamjeve që u publikuan në rrjete sociale, Policia njofton se është bërë bërë verifikimi i rastit.
Njoftimi i policisë:
Menjëherë, nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë verifikimi i rastit dhe identifikimi i mjeteve lundruese. Pas verifikimit ka rezultuar se njëri prej mjeteve lundruese (skaf) ka lëvizur përtej zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Himarës është bërë shoqërimi i mjetit lundrues, në Portin e Himarës.
Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.
Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik, dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
potam
Aktualitet
13 Gusht 2022, 13:32
k.m.
Pamje nga aksioni
POGRADEC- Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fi...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 13:21
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Brrylit. ...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 13:16
k.m.
Pamje nga aksidenti
DIVJAKË- Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal....
Aktualitet
13 Gusht 2022, 12:15
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i hyrjeve nga porti i Durrësit. Paraditen e sotme kanë mb&e...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 12:00
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, nga i cili ka mbetur i dëmtuar një qytet...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 11:38
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndo...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 11:33
k.m.
Pamje nga aksioni i policisë
TIRANË- 4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dh...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 11:19
k.m.
Foto ilustruese
TEPELENË- Tre prej të plagosurve të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Tepelenë-Mallakast&...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 11:10
k.m.
Foto nga ndarja e ujit
GJIROKASTËR- Radhë të gjata automjetesh janë shënuar sot në Muriqan dhe Kakavijë. Qytetarët ...
Aktualitet
13 Gusht 2022, 10:49
k.m.
Sokol Bode
TIRANË- Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht ka dalë sot para Gjykatës së Posa&cc...