29 Gusht 2022, 23:07
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me fatin enigmë të biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. I ftuar në Abc News, Hoxha ka përmendur një rast, ku kanë tentuar që t'i bëjnë atentat Martinajt në Kosovë. Ai tha se një grup i ka zënë pritë Martinajt në daljen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, në një kohë kur ky i fundit po kthehej nga Dubai. Por sipas Hoxhës, Martinaj ka arritur që të shpëtojë falë vëllait të një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë, që lëvizte me eskortë dhe me mjete të blinduara.
"Nuk është një skuadër do ku do. Është një skuadër që ka tentuar ti bëj atentat në hyrjen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Ervis Martinaj ka bërë një udhëtim Prishtinë-Stamboll-Dubai. Martinaj nuk lëvizte në linja direkte, përdorte gjithmonë me linja indirekte. Dhe në kthim ky grup ka qenë në dalje të aeroportit të Prishtinës, por nuk e di është ishte rastësi apo Martinaj ishte i informuar. Por ishte fakt që vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm, i cili lëviz me eskortë në Kosovë dhe me makina të blinduara ka shkuar ta marrë. Martinaj në atë kohë lëvizte me një person tjetër dhe një çift nga Tropoja me mbiemrin Sheqeri. Në aeroport i ka pritur personazhi që përmenda dhe ky vetë ka qenë ligjvendës në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm atje dhe vetëm fakti që ky ka shkuar me eskortë dhe me mjet të blinduar, autorët janë tërhequr," tha Hoxha.
artan hoxha ervis martinaj
Aktualitet
29 Gusht 2022, 22:44
I.A
Irini Marmarinou dhe Lambros Protonotarios
GREQI- Shtatë vite pas krimit brutal në Aeginë, 36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua n&eum...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 22:24
I.A
Foto Ilustruese
KUÇOVË- Një ish-policë është arrestuar mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 21:05
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me plagosjen në Bllok të Ervis Martinajt nga ish-efektivi i forcave s...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 20:38
f.g
Stephen Wright
ANGLI- Zëvendës editori Daily Mail Stephen Wright ishte ai i cili të shtunën publikoi një hetim të gjatë ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 20:41
e.k
Shefki dhe Nadire Kurti
ITALI- "Kisha frikë se do më linte", këto kanë qenë fjalët e para të thëna para autoritetev...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 20:32
e.k
Edvin Prifti
TIRANË- Edvin Prifti, kardiokirurgu që po hetohet nga SPAK për dy vepra penale, nis betejën ligjore të radhë...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 19:24
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është përballë nevojës për kursim energjie elektrike që ka prekur të gj...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 18:58
I.A
Rrufeja
TIRANË- Moti i keq ka bërë që një rrufe të bjerë në malin e Dajtit në Tiranë. Këtë gj&e...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 18:27
I.A
Shiu
TIRANË- Moti i keq ka kapur Shqipërinë ditën e sotme. Mësohet se shiu i rrëmbyeshën ka rënë në ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 18:26
e.k
Spitali Infektiv
TIRANË- Situata nga Covid-19 në vend vijon të mbetet shqetësuese. Kështu një 69-vjeçar nga Berati nuk...