LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

Pak rreshta, çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si sillen qytetarët e Europës ku ne jemi nisur të shkojmë, me kursimet dhe depozitat e tyre. Bëhet fjalë për një skemë të dyshuar mashtruese piramidale, që funksiononte nëpërmjet platformave online, përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, e cila ishte shtrirë në disa qytete të vendit.

25 Tetor 2025, 16:26 Nga E. D
Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër
foto ilustruese

TIRANË- Konferenca e përbashkët për shtyp e datës 14 shtator 2025 mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online na sjell reminishenca të atyre viteve të largëta ku pakujdesia e shtetit degradoi në një tragjedi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Pak rreshta, çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si sillen qytetarët e Europës ku ne jemi nisur të shkojmë, me kursimet dhe depozitat e tyre. Bëhet fjalë për një skemë të dyshuar mashtruese piramidale, që funksiononte nëpërmjet platformave online, përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, e cila ishte shtrirë në disa qytete të vendit.

Kriptomonedhat janë forma digjitale të parave që përdorin kriptografinë për të siguruar transaksionet dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja. Individë të painformuar mashtroheshin të investonin me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk është rastësor, ato “përzgjidhen” për arsye të vështirësive që kanë në gjurmim, si dhe shfrytëzohet perceptimi i gabuar, i marketuar në mënyrë të qëllimtë duke i konsideruar si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Lidhur me ngjarjen dhe kujdesin në vazhdim, agjencitë ligjzbatuese bëjnë thirrje, – mos besoni në “investime të sigurta” jashtë institucioneve financiare, – mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni t’ju shtyjë të bëheni pjesë e këtyre skemave që janë mashtrime të strukturuara të sofistikuara ku në fund gjithmonë humbasin të pambrojturit.

Si veprojnë qytetarët europianë me kursimet dhe depozitat?

Shumë mendojnë se prirja për të kursyer është një tipar që karakterizon kryesisht ekonomitë më të pasura, por realiteti tregon dallime befasuese mes vendeve të ndryshme.

Të dhënat më të fundit tregojnë se depozitat bankare të familjeve, një nga treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik privat, ndryshojnë ndjeshëm në varësi të faktorëve kulturorë, institucionalë, strukturorë dhe të sigurisë.

Analiza e pasurisë familjare të depozituar në banka nuk pasqyron vetëm pasurinë, por edhe nivelin e besimit ndaj sistemeve financiare, institucioneve ekonomiko-financiare të shtetit, aksesin në mundësi investimi dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale.

Franca dominon renditjen europiane si vendi me zakonet më të forta të kursimit, falë një tradite të gjatë të kujdesit financiar dhe një sistemi të zhvilluar të mirëqenies që nxit akumulimin e pasurive private.

Sipas të dhënave të fundit të vitit 2023, francezët janë gjithmonë të kujdesshëm në kufizimin e shpenzimeve të panevojshme duke rritur vit pas viti kursimet e tyre bankare. Pasojnë nga larg Gjermania, Zvicra, Holanda dhe Norvegjia, ku strategjitë e konsoliduara të investimeve dhe menaxhimi i pasurisë janë norma.

Këto shtete dallohen për:

• Nivele të larta të pasurisë mesatare për familje
• Sisteme të përparuara të mirëqenies dhe pensioneve
• Besim të madh ndaj sistemit bankar dhe sigurisë së vendit

Le t’u referohemi disa të dhënave:

Në Gjermani, familjet mbajnë rreth 3 mijë miliardë euro në llogaritë e tyre bankare, shumë më tepër se shumica e vendeve të tjera të BE-së. Në Francë, janë mbi 1.900 miliardë euro në depozita bankare familjare.

Në këto vende, familjet janë më të prira drejt stabilitetit dhe kursimit sesa investimeve të rrezikshme spekulative, siç ishte edhe rasti i fundit në vendin tonë.
Jashtë Europës, disa ekonomi aziatike spikasin për aftësinë e lartë të kursimit familjar.

Në vende si Japonia, kultura tradicionale e kursimit dhe frika për të ardhmen ekonomike çojnë qytetarët të zgjedhin depozitat bankare përpara investimeve më të rrezikshme.

Edhe në ekonomi dinamike si Kina dhe Koreja e Jugut, kursimi mbetet një vlerë themelore familjare dhe sociale, shpesh kursehet një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave duke tejkaluar me lehtësi përqindjet e ekonomive perëndimore më të zhvilluara.

Forcimi i klasës së mesme dhe mungesa e rrjeteve të fuqishme të mirëqenies shtetërore i shtyn familjet drejt vetëmbrojtjes financiare përmes kursimeve.

Megjithatë, sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, disa vende të vogla ndonjëherë në mënyrë befasuese, kryesojnë për pasurinë mesatare dhe kursimet bankare.

Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda udhëheqin renditjen botërore për PBB për frymë dhe pasuri mesatare, duke treguar se pasuria e një vendi mund të jetë shumë më e përqendruar dhe e shpërndarë ndryshe, referuar thjesht numrit të popullsisë.

Sisteme efikase financiare, tatime të ulëta dhe politika tërheqëse për kapitalin e madh luajnë rol kyç në këtë rezultat.

Italia fqinje dallohet për një “shkëlqim” me ndërprerje, kursime të larta por me dallime rajonale që ka arsye të analizohen. Familjet italiane zotërojnë mbi 2.200 miliardë euro kursime, nga të cilat 1.131 miliardë euro janë të depozituara në banka.

Kjo përkthehet në mesatarisht 37.525 euro për person, një shumë domethënëse edhe pse më e ulët se në disa vende të tjera të mëdha europiane.

Arsyet qëndrojnë në kujdesin e natyrshëm të familjeve italiane, të prira historikisht për të kursyer dhe për të shmangur investimet e ndërlikuara dhe të rrezikshme.

Megjithatë, dallimet rajonale janë të theksuara; qytete si Bolzano, Milano dhe Piacenza kanë pasuri familjare shumë më të larta se mesatarja, ndërsa provinca si Siracusa dhe Trapani janë nën nivelin kombëtar. Shpërndarja e të ardhurave, mundësitë për punësim dhe niveli i zhvillimit ekonomik lokal ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetin për të kursyer.

Italianët, edhe pse ndër më kursimtarët në Europë, janë ende të kujdesshëm ndaj instrumenteve të investimit të ri, duke parapëlqyer likuiditetin e sigurt dhe të menjëhershëm, duke shmangur aventurat dhe mashtrimet digjitale.

Në fund të renditjes gjenden disa vende të Lindjes dhe Jugut të Europës. Vende si Polonia, Spanja dhe Greqia shënojnë nivele shumë më të ulëta kursimesh bankare, për shkak të të ardhurave dhe një kulture më të orientuar drejt shpenzimeve të menjëhershme.

• Nivelet mesatare të pagave dhe shpërndarja e pasurisë
• Njohuritë financiare dhe edukimi ekonomik
• Sistemet tatimore dhe stimujt për kursim
• Kostoja e jetesës dhe çmimet e mallrave bazë

Një rast i veçantë është Belgjika, ku pagat mesatare të larta dhe një sistem tatimor i favorshëm kanë bërë të mundur që familjet të kursejnë rreth 5% të të ardhurave mujore, duke krijuar një shoqëri më të qëndrueshme ekonomikisht dhe më të kujdesshme ndaj shpenzimeve.

Të dhënat e fundit konfirmojnë se kursimi mbetet përparësi për shumë familje në Europë; stoku total i kursimeve në BE tejkalon 9.5 trilionë euro, me një normë mesatare prej rreth 15% të të ardhurave vjetore, shumë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku prirja ndaj konsumit është më e lartë.

Kjo tregon sa shumë ndikojnë historia financiare, politikat shtetërore dhe ndjenja e sigurisë sociale në zgjedhjet e miliona qytetarëve për të administruar të ardhurat e tyre që janë të lidhura me mirëqenien, me jetesën e qetë dhe normale pa nxitime dhe hapa të gabuara.

Renditja e vendeve ku familjet mbajnë më shumë kursime në banka dhe shkallëzimi i tyre pasqyron diversitetin kulturor, ekonomik dhe institucional të kontinentit dhe më gjerë.

Vende si Zvicra, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu udhëheqin renditjen falë modeleve të suksesshme të administrimit personal dhe publik, por duhet kuptuar se çdo komb ka veçoritë e veta që ndikojnë jo vetëm në shifra, por edhe në mënyrat se si kursehet 1.

Si përfundim, shumë e rëndësishme të sillet përsëri në vëmendje se historia e firmave piramidale në Shqipëri nuk është thjesht një kujtesë dhe plagë dhimbshme, por një sirenë, një paralajmërim i qartë se pa institucione të forta, pa përgjegjësi politike, pa kulturë ekonomike dhe besim në sistemin bankar, mashtrimi mund të kthehet gjithmonë duke marrë forma të reja, por duke lënë të njëjtat dhimbje mbi qytetarët./MONITOR

mashtrimet financiare shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!