LIVE UPDATES
Aktualitet

”Më vrave…”,fjalët e fundit të Valdetes/ Burri e qëlloi, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. E gjitha vetëm se s'kryente marrëdhënie me të

Pas refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të, i xhindosur, Petrit Mamaj mori thikën dhe qëlloi pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët "…më vrave…".

1 Dhjetor 2022, 10:44 Nga k.m.
”Më vrave…”,fjalët e fundit të Valdetes/ Burri
Petrit dhe Valdete Mamaj

FIER- Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për t'u përballur me akuzën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valdetes në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021, ditë që Petriti qëlloi për vdekje të shoqen, e menjëherë pas krimit tentoi që të fshihte krimin, duke inskenuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Me përballjen që do të ketë para togave të zeza, 56-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare, një vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.

Gazetari Elton Qyno shkruan për "Ora News" se çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit, e kishin arritur në pikën që të dy flinin në dhoma të ndara.

”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër...,”-ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë autori i vrasjes. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti që vrasje e Valdetes ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Madje priti derisa të hipte në avion.

“Ora 13:15 djali i familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash. Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani… Ora 19:30 - Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi. …Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë "…nuk rri me ty…". Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”. Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë."

Pas refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të, i xhindosur, Petrit Mamaj mori thikën dhe qëlloi pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët "…më vrave…".

Por 56-vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.

“…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 50-vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës. Pasi kreu krimin, Petrit Mamaj kërkoi ndihmën e të vëllait që ta ndihmonte të fshihte ngjarjen.

petrit mamaj valdete mamaj fier

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 10:24 k.m.

H&M së shpejti në Tiranë

H&M Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi