15 Shkurt 2024, 21:47
Nga I.A

PESHKOPI- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e 5 nxënësve të klasës së 8 në shkollën “9-vjeçare” të Maqellarës në Peshkopi të cilët u vlerësuan me notën 4 në lëndën e “Historisë” nga mësuesi i lëndës në fund të vitit akademik edhe në sezonin e vjeshtës, por që i kaloi drejtori.
Mësuesi Shaban Elezi, i cili prej 21-vitesh jep lëndën e historisë në atë shkollë tregon se nuk i kishte ndodhur kurrë më parë që nxënësit që ai kishte ngelur t’i kalonte drejtori. “Mua më ka rënë reputacioni në klasë, fëmijëve u bëra test bashkë me një kolege tjetër dhe u vlerësuan me 4, tani i kalon drejtori, ata thonë le të na ngelë mësuesi na kalon drejtori”, thotë Elezi.
Gazetarët e Fiksi kërkojnë një përgjigje te drejtori i shkollës, Bilbil Lazri, i cili tregon se kjo situatë ka ndodhur në shkollën e tij, dhe për të ai kishte të gjitha dokumentet që do ua dërgonte edhe gazetarëve, gjë e cila nuk ndodhi.
Në një intervistë për Fiksin drejtori bie në kontraditë disa herë me ato që thotë. “Testi ishte i vështirë ndaj nxënësit nuk kaluan” thotë si fillim drejtori, më vonë ai thotë se “Testi ishte shkruar me dorë” dhe për të fundit herë thotë se “Ne nuk e kemi parë testin”. Pra drejtori i shkollës duke shkelur dispozitat normative ka anashkaluar mësuesin e lëndës dhe ka vlerësuar nxënësit në atë lëndë me notë kaluese.
Në dispozitën normative të vitit 2013, ligj të cilit i referohet edhe drejtori, në kreun nr.5, neni 21 përcaktohet qartë se nxënësi vlerësohet vetëm nga mësuesi i lëndës. Kështu një drejtor shkolle bashkë me komisionin e etikës së shkollës morën kompetenca jashtë ligjit, duke i hequr të drejtën mësuesit të lëndës për të vlerësuar nxënësit dhe duke e marrë ata këtë kompetencë.
Marrë nga Top Channel
shaban elezi bilbil lazri
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 21:35
N.F
Droga e sekuestruar
ITALI- Dy shqiptar janë vënë në pranga në Romë pas një ndjekje të gjatë nga autoritet...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 20:59
S.N
Foto nga askidenti
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori&...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 19:12
N.F
Policia holandeze
HOLANDË- Prokuroria holandeze ka kërkuar dënim me 4.5 vite burg për shqiptarin Elton L. dhe shokun e tij Singh K...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 18:18
S.N
Foto Ilustrim
POGRADEC- Ditën e sotme rreth orës 17:15 ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Bratomirë në Po...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 17:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Yuri Kim, ish-ambasadorja amerikane, është rikthyer në Shqipëri dhe ka pritur në aeroport Sekretarin ...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 16:39
N.F
Qytetarja e pyetur nga VOA
TIRANË- Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rastin e vizitës së Sekret...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 16:25
E.d
Policia
KORÇ- Arrestohet një person në Korçë dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë pë...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 15:30
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Sarandë. Mësohet...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 15:10
E.d
Policia
ELBASAN- Procedohen 3 persona për vepra penale të ndryshme në Elbasan. Prokuroria nisi Procedimet për 25-vjrçarin me ini...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 14:43
E.d
Policia
DURRËS- Arrestohet një 28-vjeçar në Durrës dhe procedohet për shkak të moshës, bashkëpunët...