Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Mori mbiemrin e gruas/ 37-vjeçari shqiptar nuk i shpëton verifikimeve të policisë italiane, vihet në pranga pasi rezultoi i shpallur në kërkim për drogë
Nëna ishte detyruar ti paguante borxhet me floritë, kursimet e saj. Mësohet se ajo kishte shitur edhe makinën e saj për të shlyerjer detyrimeve ndaj shqiptarit. Ajo gjithashtu bëri edhe një denoncim në polici.
17 Mars 2025, 17:25Nga N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte në kërkim pa një denoncimi nga një nënë pasi 37-vjeçari furnizonte me drogë djalin e saj. Përveç kësaj djali i saj ishte futur në këtë biznes të paligjshëm dhe kishte borxhe ndaj shqiptarit.
Nëna ishte detyruar ti paguante borxhet me floritë, kursimet e saj. Mësohet se ajo kishte shitur edhe makinën e saj për të shlyerjer detyrimeve ndaj shqiptarit. Ajo gjithashtu bëri edhe një denoncim në polici.
Shqiptari mësohet se kishte ndryshuar mbiemrin duke marrë mbiemrin e gruas po kjo nuk e shpëtoi nga verifikimet e policisë. Shqiptari u gjurmua dhe u arrestua nga efektivët e Skuadrës Fluturuese të Ternit.
I ndaluar nga makina e patrullës, shqiptari tregoi një dokument që tregonte se kishte marrë mbiemrin e gruas së tij. Por kontrollet e mëtejshme zbuluan identitetin e tij origjinal dhe gjithashtu urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij.