Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu bëhet me dije se situata paraqiteët më problematike në Shkozet ku janë përmbytur rreth 40 banesa, si dhe te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori” dhe në zonën e Kënetës ku ka prani të lartë uji.

DURRËS - Ministria e Mbrojtjes ka dhënë të tjera detaje nga situata e përmbytjeve në Durrës. Raportohet se si pasojë e rëshjeve masive katër fëmijë dhe një familje kanë mbetur të bllokuar brenda një furgoni shkolle, ndërsa kanë arritur të nxirren nga aty pak më vonë me ndihmën e emergjencave civile. Gjithashtu bëhet me dije se situata paraqitet më problematike në Shkozet ku janë përmbytur rreth 40 banesa, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori” dhe në zonën e Kënetës ku ka prani të lartë uji.
Ministria e Mbrojtjes më tej bën me dije se në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit. Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën.
Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.
Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.
Pjesa kritike tashmë është tejkaluar. Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Avokati TIRANË - Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi avokatin, Arbër Qehajaj, i cili ka kërcënuar një qyte...
motrat Nikolli TIRANË- Artur Thomaraj, babai i 29-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli në Elbasan, Enea Thomaraj thotë se nu...
Foto nga emisioni TIRANA- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka dek...
Enea Thomaraj TIRANË- Por Gledian Muka, nuk është i pafajshmi i vetëm të cilit plumbat i kanë marrë jetën në k...
pamje nga permbytjet DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktu...
Foto ilustruese DURRËS - Pas përmbytjeve të regjistruara këtë të mërkurë në Durrës si pasojë e motit...
foto ilustruese ITANË- Por çfarë ndodhi atë mbrëmje të 21 Korrikut 2024 në qytetin e Memaliaj? Tragjedia ndodhi pik&eu...
Fisi Kalemi MEMALIAJ - Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që nga masakra e Memaliajt, ku humbën jetën tre personi dhe mbeti i plagosur n...
MEMALIAJ - Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi ...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditën e sotme ka shkaktuar probleme dhe në...