LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq/ Torovica 'nën pushtetin' e ujit, banori: 124 familje të izoluara! Detyrohemi të kalojmë nga mali

Torovica prej ditësh qëndron e rrethuar nga uji dhe banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatën. Një banor tha se për të marrë ushqimet dhe ilaçet detyrohen t'i bien nga mali pasi rruga Torovicë-Lezhë vijon të jetë e bllokuar. Në këtë zonë janë ende 124 familje të izoluara pasi uji që shkon deri në 1 metër u ka rrethuar banesat.

23 Nëntor 2022, 12:45 Nga e.k
Moti i keq/ Torovica 'nën pushtetin' e ujit, banori: 124 familje
Bonori duke folur për mediat

LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq që ka përfshirë vendin prej shtatë ditësh. Qindra hektarë tokë bujqësore, rrugë e banesa vijojnë të jenë 'nën pushtetin' e ujit. Torovica prej ditësh qëndron e rrethuar nga uji dhe banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatën. Një banor tha se për të marrë ushqimet dhe ilaçet detyrohen t'i bien nga mali pasi rruga Torovicë-Lezhë vijon të jetë e bllokuar. Në këtë zonë janë ende 124 familje të izoluara pasi uji që shkon deri në 1 metër u ka rrethuar banesat.

"Ka 7 ditë që jemi përmbytur, nuk kemi ku të marrim ushqimet. Duhet t’i bie nga mali, ju e shihni vetë. Mua më bëri përshtypje Rama dhe kryebashkiaku që tha se nuk ka probleme në zonën e Lezhës, desha t’i komentoja por ju i shihni vetë tani. Unë sot kam kaluar nga mali, dje shkova nga mali për të shkuar në Shkodër, është një metër ujë. 220 metra është rruga. Për ushqimet këtu i keni, ushqimet e kafshëve i keni në ujë. Kemi nevojë edhe për bukën tonë, për kafshët dhe për nxënësit për fëmijët, nuk po shkojnë në shkollë. Vit për vit, prej 7 vitesh ndodh e njëjta gjë. Ja fiks 124 familje që janë të izoluara", tha banori për Report Tv.

Në lidhje me situatën ka reaguar dhe deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, e cila ka shkuar sërish në zonat e përmbytura ditën e sotme. Ajo ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të nisë dëmshpërblimi i banorëve të prekur. Ajo tha se zona është tërësisht e bllokuar dhe se banorët kanë nevojë për medikamente dhe ushqime.

“Situata është më e rëndë seç duket. Jemi në ditën e 4 kjo zonë është totalisht e bllokuar. Qytetarët janë pa asnjë lloj mbështetje, kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Moti është ftohur. Dhe ditën e djeshme, për të kryer ritet e fundit mortore të një zonje, ishte e nevojshme të vinin forcat e ushtrisë. Unë shpresoj që shteti t’i vërë gishtin kokës dhe të shohë banorët dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Ata kanë nevojë më shumë se kurrë sot për shtetin dhe institucionet vendore dhe qendrore, tha Metaliaj.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Dhe në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

permbytet shqiperia 2022 lindita metaliaj lezhe

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen