17 Mars 2024, 10:18
Nga M.B
Bogë
SHKODËR- Një 30-vjeçar me inicialet A. B., është arrestuar në Bogë të Malësisë së Madhe pasi po ndërtonte pa leje 4 objekte. Ndërtesat po ngriheshin me qëllim përfitimesh nga turizmi. Mësohet po ashtu se janë sekuestruar dhe 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.
Njoftimi:
Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
boge ndertesa
Aktualitet
17 Mars 2024, 09:28
r.ll
pamje nga aksidenti
DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës. N&eum...
Aktualitet
17 Mars 2024, 08:27
r.ll
bruno banaj
BRITANI- Një çift shqiptarësh të kapur me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false janë ...
Aktualitet
17 Mars 2024, 07:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar ...
Aktualitet
16 Mars 2024, 22:38
r.ll
jared kushner
SHBA- Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka ndarë ditën e sotme disa nga pamjet e projekteve q&eum...
Aktualitet
16 Mars 2024, 21:15
r.ll
BRITANI- Prestigjiozja britanike "The Times" i ka kushtuar një artikull, kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe ndërtesave s...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:50
r.ll
foto nga aksioni
FUSHË KRUJË- Në disa akse në rrethin e Krujës janë ngritur postblloqe nga policia e komisariatit të Kru...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:16
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një aksion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt&eu...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:47
r.ll
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, ku mbetën të p...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:30
S.N
Foto Ilustrim
VLORË- Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike. I...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:08
r.ll
droga dhe parate e kapura
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzoh...